Brazil, 91 viktima dhe 26 të zhdukur për shkak të rrëshqitjes së dherave

Shirat e rrëmbyeshëm në Brazilin verilindor kanë i kanë marrë jetën të paktën 91 personave, teksa 26 të tjerë rezultojnë të zhdukur.
Që nga fillimi i shirave të dendur të mërkurën e javës së kaluar, gati 4,000 persona kanë humbur shtëpitë e tyre, ndërsa katërmbëdhjetë komuna kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.
Kjo nuk është hera e parë kur reshjet e dendura të shiut dhe rrëshqitja e dherave shkakton tragjedi në Brazil. Në dhjetor, reshjet shkaktuan shpërthimin e dy digave në shtetin e Bahia , duke vrarë dhjetëra persona dhe duke përmbytur rrugë të tëra./ CNN
/rtsh.al/