Zeneli: Diplomacia që i duhet Shqipërisë
Kur bisedon me Bashkim Zenelin ke luksin të ndërrosh disa herë temë, e prapë të jesh "brenda temës". Gazetar i vjetër, deputet dhe njohës i jetës politike, por edhe diplomat i njohur i dekadës së fundit, ai nuk ngurron të flasë qetë, por hapur dhe pa mëdyshje. Kosova, diplomacia, politika dhe integrimi - ja për çfarë kemi diskutuar me ambasadorin Zeneli në këtë intervistë që ai dha për revistën MAPO…
Zoti Zeneli, keni qenë ndër ambasadorët kryesorë të Shqipërisë në harkun kohor 1997-2006. Keni kontribute tashmë të njohura në forcimin e marrëdhënieve si me Gjermaninë, ashtu edhe me Greqinë. A mund të na thoni sa pranë diplomacisë qëndron sot Bashkim Zeneli?
Që me kthimin tim nga Greqia, nuk jam pjesë e strukturave të Shërbimit të Jashtëm. Megjithatë, në një farë mënyre, unë nuk e ndiej veten jashtë diplomacisë. Që me fillimin e pluralizmit, kam qenë nënkryetar i Komisionit të Politikës së Jashtme të Kuvendit dhe kam qenë sekretar për marrëdhëniet me jashtë në Partinë Socialiste. Pas kësaj eksperience, vijnë vitet si ambasador në Gjermani e Greqi. Kështu që i ndjek me interes të veçantë diplomacinë dhe zhvillimet ndërkombëtare në përgjithësi.
Këtë e kemi vënë re edhe në shkrimet tuaja apo komentet tuaja e shumta në TV, pasioni, detyra juaj si politikan e diplomat...?
Padyshim të dyja. Shkruaj apo flas në kanalet e ndryshme televizive kur më kërkohet një gjë e tillë, si në rastin edhe të kësaj interviste.
Nuk mund të mos vë në dukje se si në Gjermani, ashtu edhe në Greqi, keni qenë një ndër ambasadorët më të angazhuar me shtypin…?
Natyrisht, diplomacia publike është një element jashtëzakonisht i rëndësishëm i diplomacisë moderne dhe veçanërisht për një titullar. Periudha e shërbimit tim në Gjermani, midis të tjerash, ka qenë shumë e ngarkuar me zhvillimet në Shqipëri pas ‘97-ës, por edhe me ato në Kosovë. Në këtë kuadër, i jam përgjigjur interesimit të veçantë të medias së shkruar dhe televizive, si në formën e intervistave të drejtpërdrejta në studio, ashtu edhe në debate televizive me homologun tim serb Jeremiç. Edhe në Greqi i jam përgjigjur vazhdimisht interesit të medias, si për sa u takon zhvillimeve në Shqipëri, marrëdhënieve dypalëshe me Greqinë, zhvillimeve në Kosovë, apo problemet që lidheshin me të drejtat dhe respektimin e komunitetit shqiptar në Greqi.
Shqipëria ka njohur në dy vitet e fundit dy zhvillime kryesore në marrëdhëniet e saj me bashkësinë euroatlantike, nënshkrimin e MSA-së dhe marrjen e ftesës për në NATO. Pozita e sotme thotë se kjo ndodhi më së shumti për shkak të ardhjes së saj në pushtet. Si e komentoni ju këtë pretendim?
Natyrisht, si nënshkrimi i MSA-së, ashtu edhe marrja e ftesës për në NATO, duhen konsideruar suksese të politikës shqiptare dhe si prirje të qarta pro-perëndimore me mbështetje maksimale në popull. Në këtë kuadër, çdo protagonizëm është i pavend. Në një farë mënyre, si nënshkrimi i MSA-së, ashtu edhe marrja e ftesës për në NATO, nuk kanë qenë vetëm një proces, por me alternimet e qeverive duhen parë edhe si një "stafetë" në vrapimet e gjata.
Po kështu, unë nuk mbështes edhe deklarimet e politikanëve të ndryshëm të politikës, se këto dy arritje janë thjesht për meritat e saj dhe se qeveria e sotme "vetëm sa i hodhi sherbetin".
Çfarë do të thotë për një vend të vogël si Shqipëria hyrja në NATO? Cilat janë sipas jush avantazhet afatgjata të këtij hapi të hedhur? Sa lidhet ai me zhvillimet e brendshme, me ato rajonale e ndërkombëtare?
Në radhë të parë kjo është një arritje shumë e madhe për Shqipërinë, që ka edhe frytet e saj, herë të dukshme e herë të padukshme për demokracinë tonë dhe për rrugën në vazhdim. Por është edhe një detyrim po kaq i madh për standarde demokratike, për ecuri të shëndoshë në të gjitha fushat, për standarde tashmë të kodifikuara komunitare, të cilave në asnjë rast, në asnjë rrethanë nuk mund t‘u shmangesh, t‘i nënvleftësosh, apo edhe më keq, t‘u bësh bisht. Tani detyrat shtohen në çdo aspekt, peshojnë veprat dhe punët dhe jo sloganet apo demagogjia që, fatkeqësisht, herë më shumë e herë më pak, na ka shoqëruar pa "firo legale" këto vite të tranzicionit. Dhe në këtë kuadër, unë nuk pajtohem edhe me mjaft deklarime se, me marrjen e ftesës për në NATO mori fund tranzicioni.
Në NATO e në BE shkohet vetëm nëpërmjet reformave, me përgjegjësi maksimale, mirëkuptim dhe klimë politike bashkëpunimi, me stabilitet, standarde demokratike dhe me shtet të së drejtës.
Diplomacia jonë është ndër sektorët më të diskutueshëm aktualisht të shtetit. Emërime ambasadorësh të kundërshtuara nga kreu i shtetit (ish-presidenti Moisiu), heqje nga puna apo ulje në gradë e detyrë për mjaft diplomatë me përvojë... Cili është mendimi juaj për këtë?
Që në fillim dua të theksoj se diplomacia ka e duhet të ketë vazhdimësi. Ajo duhet të ketë edhe konsensusin më të gjerë në raport edhe me drejtime të tjera të politikave shtetërore.
Sa u takon emërimeve të ambasadorëve, dhënies apo uljes së gradave, lëvizjeve të pamotivuara etj., ka probleme. Ka pasur dje, ka edhe sot. Diplomacia në këto 16-17 vjet nuk ka arritur ende të krijojë një shtrat, një bazë të shëndoshë ligjore. Vazhdon një subjektivizëm i pajustifikueshëm dhe shpërblime aspak të justifikuara, që në shërbimin e jashtëm janë më të ndjeshme. Në MPJ ka vërtet diplomatë të zotë, që punojnë me pasion, me përvojë dhe me njohje të mira të teknikës diplomatike. Por ka edhe prej tyre që as vetë nuk e dinë pse janë aty e çfarë duhet të bëjnë. Dhe për më tepër, një numër i madh prej tyre "strehohet" sot nëpër përfaqësitë tona diplomatike, pa njohuritë e duhura, jo vetëm të fushës së marrëdhënieve ndërkombëtare, por as të një gjuhe të huaj, duke u shndërruar kësisoj në nëpunës të rëndomtë, që minimalisht nuk dinë e nuk mund t‘i shërbejnë vendit. Fatkeqësisht, ky model gjendet edhe te mjaft ambasadorë e shefa misionesh, pa përjashtuar edhe mjaft syresh që janë diplomatë seriozë, të aftë e të përkushtuar. Ambasadori nuk duhet kurrë ta marrë postin thjesht si një shpërblim militanti, pa përmbushur disa kritere, sepse ai është fytyra e shtetit në vendin ku është akredituar. Dhe me këtë, nuk dua të them se nuk duhet të ketë emërtime politike të ambasadorëve, porse ato duhet të jenë bindëse, të përfaqësojnë njerëz të formuar, me kulturë dhe me zotërim minimalisht të dy gjuhëve të huaja. Sinqerisht, nuk mund ta imagjinoj një ambasador të kohëve të sotme që shkon me përkthyes nga mbrapa në çdo takim, të hapur apo konfidencial.
Lidhur me dhënien e gradave diplomatike, mendoj se ky proces vazhdimisht është shoqëruar nga një dozë e konsiderueshme subjektivizmi e standardesh të dyfishta. Ndonëse ka afro dhjetë vjet që po implementohet, me arnimet dhe cic-micet që kanë shoqëruar këtë proces, ai nuk ka mundur të formojë një shtrat të qëndrueshëm, duke i lënë vend subjektivizmit e arbitraritetit. Këtë çështje e kam parë me shqetësim dhe e kam ngritur jo vetëm tani, por edhe gjatë kohës që kam qenë në Berlin e Athinë.
Si e komentoni ju në këtë kuadër mënyrën sesi funksionon aparati i Shërbimit të Jashtëm Shqiptar?
Mendoj se Shërbimi i Jashtëm, pa mohuar arritjet e deritanishme, ka nevojë të aftësohet, por edhe të standardizohet. Është praktikë e gabuar, që me ndërrimin e ministrave, në emër të reformave, në këto vite të demokracisë, të bëhen e të zhbëhen në çdo dy-tre vjet struktura e drejtoritë e MPJ-së. Këto nuk ndodhin në asnjë vend të konsoliduar. Strukturat duhet të jenë të qëndrueshme, funksionale e efikase, në shërbim të objektivave e prioriteteve të politikës sonë të jashtme dhe të mos ndikohen nga interesa të momentit e "yryshe" amatoreske. Është për të ardhur keq që, që nga janari i vitit 2004, MPJ nuk ka zëdhënës dhe këtu dua ta theksoj, "zëdhënës" e jo këshilltar shtypi. Në të gjitha vendet e konsoliduara demokratike, zëdhënësi i shtypit, përveçse një diplomat i spikatur, është një figurë e mirinformuar, i cili, përveç rasteve të veçanta, del rregullisht një herë në javë para gazetarëve për një deklarim politik, por edhe për t‘iu përgjigjur interesit të opinionit për çështje të politikës së jashtme.
Ka nevojë të përpunohen e të jenë civile shumë rregullore e udhëzime të shërbimit të jashtëm. Një konceptim më të gjerë duhet të marrë edhe shërbimi konsullor, veçanërisht ai në përfaqësitë diplomatike. Në themel të tij duhet të jetë dalja zot për shtetasit tanë kudo që të jenë ata. Me përjashtime të rralla, diplomatët e sektorit konsullor në përfaqësitë tona, nuk njohin as Konventën e Vjenës, pa folur më tej për ligjet e vendit ku janë akredituar apo akte të tjera të së drejtës ndërkombëtare. Në këtë mënyrë, ata shndërrohen më shumë në nëpunës teknikë të gjendjes civile, sesa diplomatë të kualifikuar, që dinë të ndjekin çështjet e t‘i dalin zot shtetasve të tyre në raportet e tyre me policinë, gjykatat dhe institucionet e tjera përkatëse.
Zoti Zeneli, si tingëllon në marrëdhëniet me botën një ministër i Jashtëm pa imunitet?
Natyrisht, ka ndjesinë e vet, por jo të papranueshme. Ministri i Jashtëm ka një akuzë dhe për këtë Parlamenti i ka hequr imunitetin. Tani i takon drejtësisë të vendosë me pushim çështjeje apo me vendim gjykate, duke provuar apo hedhur poshtë akuzën. Duhet të mësohemi ta pranojmë e respektojmë realisht parimin e prezumimit të pafajësisë deri në shprehjen për këtë nga organet e drejtësisë, nëse pretendojmë të ndërtojmë shtet të së drejtës dhe të ecim me të njëjtat standarde si demokracitë perëndimore. Unë jam i prirur të gjykoj vetëm kështu, për çdo njeri. Në këtë pikë, më vjen ndër mend një shembull nga Gjermania; në vitin 2001, ministri gjerman i Punëve të Jashtme Fisher, mbas takimit me ish-kryeministrin Meta, e vuri në dijeni se, menjëherë pas takimit do të nisej për në Gjykatën e Frankfurtit, sepse ndaj tij kishte ngritur një akuzë për ushtrim dhune gjatë demonstratave të lëvizjes studentore të fundviteve ‘60.
Ministrin Basha nuk e njoh nga afër, e nuk mund ta vlerësoj se si e drejton ai aparatin e Shërbimit të Jashtëm të RSH-së, me gjithë problemet për të cilat fola më parë. Por, me përvojën që kam në fushën e politikës e të diplomacisë, vlerësoj te ministri Basha elokuencën dhe saktësinë e deklarimeve publike. Ka një artikulim të matur, të saktë, pa frazeologji e tjerrje të tepërta mendimi. Përshtypje më kanë lënë sidomos diskutimet e replikat e tij për çështjen e Kosovës në forumet ndërkombëtare.
Diplomacia ekonomike dhe ajo kulturore - mirazhe apo realitete? Sa kemi arritur të avancojmë në këto dy vektorë të rinj të marrëdhënieve me jashtë?
Më vjen keq të konstatoj se ende dimensionet ekonomike dhe kulturore të diplomacisë sonë vazhdojnë të jenë thuajse inekzistente, si në qendër ashtu edhe në përfaqësitë tona diplomatike. Dhe kjo në një kohë kur, në Ministritë e Jashtme të vendeve të tjera, drejtoritë ekonomike janë nga më të rëndësishmet dhe me kompetenca shumë të gjera, si në kuadrin e marrëdhënieve ekonomike ndër-shtetërore, ashtu edhe në mbrojtjen dhe nxitjen e bizneseve private. Natyrisht, për t‘u përmirësuar, kjo situatë nuk kërkon vetëm fuqizimin real të strukturave të MPJ-së, por sidomos, të funksionimit të bashkëpunimit ndër-dikasterial të MPJ-së me institucionet e linjës. Ndërsa sa i takon diplomacisë kulturore, krahas dobësive të këtushme, nuk mund të pranohet që përfaqësitë diplomatike nuk kanë asnjë euro në dispozicion për promovimin e vlerave të shëndosha kulturore, letrare e artistike të vendit.
Zoti Zeneli, Kosova fitoi së fundi pavarësinë. Sa duhet dhe si duhet t‘i përshtatet diplomacia jonë këtij realiteti të ri?
Padyshim, diplomacia jonë, apo politika në përgjithësi, kanë një kontribut të madh në arritjen e pavarësisë së Kosovës. Unë përsëris mendimin tim, se në çështjen e Kosovës ne nuk kemi qenë vetëm aktorë, por edhe faktorë. Padyshim që shteti i ri i Kosovës do të përballet me sfida të shumta, por që do të dijë t‘i përballojë me sukses, me orientim evropian e euroatlantik. Mendoj se diplomacisë sonë i bie detyrë e parë të vazhdojë lobimin për njohjen e Kosovës nga shtetet e tjera. Sa u takon marrëdhënieve tona dypalëshe me Kosovën, natyrisht që ato do të jenë shumë më të ngushta e duke i tejkaluar kornizat e raporteve konvencionale, në të cilat formalisht ndërtohen marrëdhëniet midis shteteve.
Si e shikoni ecurinë e deritanishme dhe perspektivën e qëndrimit të Serbisë e të Rusisë lidhur me Kosovën?
Qëndrimet e Rusisë e të Serbisë ndaj çështjes së Kosovës janë tashmë të njohura e të përsëritura edhe ditët e fundit në Këshillin e Sigurimit, si nga Presidenti serb, ashtu edhe nga ambasadori rus në OKB. Pa dashur t‘i komentoj më gjatë, përfshi edhe ndonjë vend tjetër të madh, mendoj se herët a vonë, në një mënyrë apo në një tjetër, ato do ta njohin këtë realitet të ri dhe do t‘i përshtaten dinamikës së gjërave. Në radhë të parë Serbia, duke pranuar se e ardhmja e saj do të jetë në Evropë, do të dijë të kapërcejë edhe këtë konvulsion politik, natyrisht duke evropianizuar mendësitë e saj që, për momentin, anojnë paradoksalisht nga e kaluara. Edhe rajoni ynë është i interesuar dhe dëshiron një Serbi fqinje të orientuar nga Evropa e civilizuar.
Nuk përbën sekret fakti se keni qenë dhe jeni pranë zhvillimeve të së majtës. Si i komentoni qëndrimet që ka mbajtur e majta shqiptare pas kalimit në opozitë në rrafshin e politikës së jashtme?
E majta shqiptare, e në radhë të parë PS, si partia më e madhe e opozitës, mendoj se për çështjet kryesore kombëtare, si integrimi euroatlantik, çështja e Kosovës etj., si kur ka qenë në qeveri, ashtu edhe në opozitë, ka pasur e ka qëndrime të qarta, konsekuente e bashkëpunuese.
Megjithatë, mbas zgjedhjeve të 2005-ës, në fillimet e daljes në opozitë, mendoj se PS pati deklarime shpeshherë të papërpunuara në mjaft çështje, ose artikulime të zvarritura e të paqarta, të sensit "opozitë për opozitë", madje edhe gabime, ndonëse kishte një përvojë të gjatë në politikën e jashtme. Politika e jashtme, edhe kur je në opozitë, nuk lejon as nxitime, as hallakatje as korrigjime të njëri-tjetrit. Mendoj se kjo situatë po kapërcehet. Mjaft qëndrime të kryetarit të PS-së, Rama, kohët e fundit janë shumë të qarta, evropianiste dhe e kanë rritur autoritetin e PS-së edhe në këtë fushë. Lëvizjet e tij politike, veçanërisht në prag të marrjes së ftesës për në NATO, kanë qenë mjaft të mira e emancipuese për politikën në tërësi. Edhe disa tryeza për çështje të politikës së jashtme, të organizuara kohët e fundit nga PS-ja, janë shumë të rëndësishme dhe një përvojë e vlerësuar në përpunimin e qëndrimeve për çështje konkrete të politikës së jashtme, ndonëse organizimi i tyre duhet të jetë më racional, me teza të qarta, pa hallakatje, pa globalizëm.