E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zeneli e Sadiku fitojnë Kupën e Finlandës

Nga Express më 25 shtator 2011 në ora 15:39

Skuadra e HJK Helsinkit, ku luajnë edhe dy shqiptarët Erfan Zeneli e Berat Sadiku, ka fituar Kupën e Finlandës pasi në finale ka mposhtur ekipin KuPS me rezultat minimal 1:2.

Në këtë takim Zeneli dhe Sadiku kanë luajtur që nga minuta e parë dhe kanë dhënë kontribut të madh në fitoren e ekipit të tyre.

Helsinki është shumë afër ta mbrojë edhe titullin e kampionit të Finlandës, pasi po i prinë bindshëm renditjes tabelore me 64 pikë, 16 më shumë sesa përcjellësi Inter Turku.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›