Lampard largohet nga Chelsea

Nga Express më 25 shtator 2011 në ora 16:15
E ardhmja e Frank Lampardit në Chelsea duket gjithnjë e më e pasigurt. Mesfushori anglez është larguar nga bankina pa paralajmërim në fitoren 4:1 ndaj Swansea Cityt të shtunën.
33 vjeçari nuk ka qenë titullar në tri ndeshjet e fundit, por ndeshja me Swansean ishte e para ku menaxheri Andre Villas-Boas nuk e futi fare në lojë, duke e preferuar më shumë 18 vjeçarin Joshua McEachran në vend të Raul Meireles në minutën e 83-të.
Edhe pse trajneri portugez ka thënë se shumë shpejt përfaqësuesi anglez do të kthehet titullar, për Lampard nuk po këndohet këngë e mirë në Stamford Bridge.