E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zeniti mund 2-0 në finale Gllazgou Rejnxhërs

Strategjia e trajnerit Dik Advokat dhe golat e Igor Denisovit në minutën e 72-të dhe Zirjanov në 94’, i dhuruan Kupën UEFA, Zenitit të 

Shën Petërsburgut, trofe i dorëzuar nga presidenti i UEFA-s, Mishel Platini në tribunën e stadiumin e Mançesterit në Angli. Zenit eliminoi gjatë rrugës emra të mëdhenj të futbollit evropian, duke filluar nga Olimpiku i Marsejës së Lorik Canës, Bajer Leverkusenin në çerekfinale, Bajernin e Munihut në gjysmëfinale dhe Gllazgou Rejnxhërs në “finalen e vogël”, siç konsiderohet kjo e Kupës UEFA në raport me atë të Ligës së Kampioneve, ku do të përballen në Moskë, më 21 maj, Mançesteri dhe Çelsi. Gllazgou Rejnxhërs shpresoi shumë për ta realizuar pas 36 vjetësh titullin e dytë evropian, por ishte kundërshtari i tij Zenit i Shën Petërsburgut, i cili shënoi emrin për të parë në “Librin e Artë” të Kupës UEFA duke fituar edhe trofeun e parë të madh ndërkombëtar në historinë e klubit rus. Gllazgou, që kishte triumfuar kundër një tjetre skuadre ruse, Dinamos së Moskës, nuk arriti ta përsërisë këtë ndaj një kundërshtari, që befasoi botën futbollistike evropiane.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›