E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekstradohet nga Athina, çoi fëmijë në Greqi

Shtetasi Gëzim Xhambazi, me datë 24.02.2010, është kapur nga autoritete greke të zbatimit të ligjit, ku nga kontrolli i ushtruar në mjetin e tij, i është gjetur fëmija M.K., të cilën ky shtetas e kishte kaluar ilegalisht në shtetin helen.

Nga policia greke, më datë 26.02.2010, është deportuar përmes Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë/Devoll, shtetasja Teuta K., së bashku me dy fëmijët e saj vajzën M.K., të gjetur në mjetin e shtetasit Gëzim Xhambazi dhe djalin A. K.. 

Ndërkohë Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me nj[ vendim të datës 26.03.2010, ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në Burg“ për kryerjen e veprës penale “Ndihmë për kalim të paligjshëm kufiri“. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën, u bë i mundur  arrestimi me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë i shtetasit Gëzim Xhambazi, më datë 05.04.2011, në Greqi . /Start/

                                                                                             2011-10-19 08:12
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›