E Diel, 1 Nëntor 2026

“Zëri i gruas të ketë më shumë fuqi në kulturën politike shqiptare”

09-03-2013 / Gazeta 55

Presidenti Nishani, pritje për gratë gjyqtare

"Shqipëria ka nevojë për një kulturë të re politike ku zëri dhe roli i gruas të ketë më tepër vlerë, ndaj dhe duhet të bashkohemi për të krijuar një model të ri dhe të plotë të gruas që merret me politikë”.
Kështu u shpreh dje Presidenti Bujar Nishani, gjatë një pritje dhënë për gratë gjyqtare me rastin e 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Grave.
Me rastin e kësaj dite, Presidenti Nishani i drejtoi një urim të gjitha grave dhe nënave shqiptare, ndërsa vlerësoi veçanërisht misionin shumë të rëndësishëm të dhënies së drejtësisë nga gratë gjyqtare.
Sipas tij, “gratë që ushtrojnë drejtësi janë dëshmitare të hapave të mëdha që kanë hedhur gratë shqiptare, gjatë kohës së demokracisë”.
Në këtë ditë ku nderohen vlerat, të drejtat dhe kontributi i grave në shoqëri, Presidenti Nishani kujtoi vuajtjet dhe sakrificat e gruas shqiptare gjatë periudhës së diktaturës. “Gratë shqiptare qëndrojnë sot në krye të familjes, duke konsoliduar ato elementë që ka trashëguar familja shqiptare që lidhen me etikën, vlerat etj. Mendoj se gratë shqiptare mund të bëjnë shumë për veten, familjen dhe shoqërinë, dhe në këtë drejtim vlerësoj edhe përpjekjet e atyre që ende nuk e kanë gjetur vendin e tyre për të qenë të suksesshme”, tha Nishani.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›