E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zero aksidente, zbulimet high-tech për makinën e së ardhmes

Jo më përplasje? Ia vlen të theksojmë se ky mund të jetë viti i piketuar për udhëtimin e sigurtë. Departamentet e Transportit në të gjithë botën janë duke u konsultuar me prodhuesit e makinave dhe ekspertët për të dizenjuar makinën “high-tech” nga viti 2010-1019, një epokë ku shpresohet të bëhet realitet sfida “Zero aksidente”. Por ndërkohë, kërcënimet sa vijnë e rriten: ka gjithnjë e më shumë njerëz, gjithnjë e më shumë makina apo përplasje të mundshme. Po çfarë mund të themi për sigurinë e makinave? Këtu do të zbuloni masat dhe shpikjet për sigurinë e jetës, duke ndryshuar botën e sotme motorike drejt një dekade të re.... 

13 Makinat e vogla familjare

Zvogëlimi i makinave mund të sjellë një ndryshim të madh, sa i përket sigurisë. Makinat e mëdha 4X4 janë blerë më së shumti me besimin se i krijojnë fëmijëve një mbrojtje më të madhe, por studimet mbi fëmijët tregojnë se përfitimet për sigurinë tek këto makina janë thuajse të njëjta me makinat e vogla. Nga ana tjetër, makinat e mëdha janë lajm i keq për shëndetin, pasi ato krijojnë ndjenjën e frikës në rrugët tona. Në një studim të fundit për arsyet se pse fëmijët nuk e bëjnë në këmbë rrugën për në shkollë, tregon se prindërit janë të frikësuar nga rreziku i trafikut. Nëse makinat prodhohen më të vogla në formë, atëherë siguria do të jetë më e madhe.

12  Makina për gjithë jetën

Nëse vërtet do të ishim të “sëmurë” pas sigurisë së transportit personal, atëherë do të blinim një makinë për gjithë jetën. Kjo sjell rastet kur pjesët, paneli i drejtimit e madje edhe motori mund të prodhoheshin prej materialeve më të mira. Ju mund të ndryshonit pjesët prej alumini të formave të ndryshme me materiale të tjera, për të plotësuar nevojat e sigurisë. Të prodhosh makina me panele të këmbyeshme, megjithatë ka qenë thelbësore për dekadat e kaluara. Njerëzit mërziten nga makinat që kanë dhe duan një tjetër krejt të re. Kjo i bën prodhuesit mjaft të lumtur.

11 Fluturimi mbi makinë

Kur një këmbësor fluturon mbi kabinën e makinës, ajo mund të jetë e butë, por motori poshtë saj përfundimisht nuk mund të jetë. Një përgjigje është ndërtimi i mbrojtëseje në hapësirën mes kabinës së sipërme dhe pjesës së motorit, por kjo mund të dëmtojnë bukurinë e makinës. Kështu, marka të tilla si Jaguari janë duke prezantuar sistemin aktiv të sigurisë: Mekanizmin shpërthyes që aktivizohet menjëherë pas përplasjes, duke i dhënë këmbësorit një rënie të butë. Kjo masë sigurie po eksperimentohet ndërkohë në makina të tilla si Jaguar XK, Citroën C6 dhe Honda Legend.

10 Parakolpi i ulët

Shumica e këmbësorëve që vdesin apo plagosen rëndë në rrugë në Bashkimin Evropian, goditen nga makinat. Për të hapur një dyshek sigurie në pjesën e përparme të makinës, ekspertët po punojnë të gjejnë mënyra më të mira për të reduktuar tarifën. Makinat e hedhura në treg gjatë dy viteve të fundit kanë filluar të rrumbullakosin fundet e kabinës në 45 gradë, me parakolpe të ulëta që shmangin plagoset e këmbëve. Miqtë e këmbësorëve po detyrohen të ndërtojnë makina që ofrojnë siguri, por që e bëjnë makinën të duket njësoj e bukur. Prodhuesit po përpiqen të bien dakord në këtë fushë, duke diktuar një tjetër “rregullore” në hapësirën e Bashkimit Evropian. Prodhuesit e makinave kanë pranuar vullnetarisht të arrijnë brezin e ardhshëm të makinave me parakolp të ulët, çka shpresohet të ulë plagosjet në këmbë me 20 për qind.

9 Aftësia në drejtim

Sistemi i shmangies së përplasjeve, që ndërhyn kur karamboli duket i pashmangshëm duket se do eksperimentohet fillimisht tek makinat që qarkullojnë në Britani. Një sistem i krijuar nga Volvo, për shembull, është aktiv për shpejtësinë 20 km/orë. Funksionon me radar -laser në krye të ekranit të makinës dhe dikton nëse rruga përpara makinës është e sigurtë apo në një kurs përplasjeje. Nëse përplasja është e pashmangshme, sistemi aktivizon frenat dhe ul shpejtësinë. Volvo bën thirrje që nëse makinat ecin me shpejtësi të ulët, ky sistem mund të shmangë përplasjen. Sistemi i sigurisë së Volvo-s do të standardizohet në makinat XC60, të cilat dalin në shitje në Nëntor.

8 Spiuni i shoferit

Një kuti e zezë, që zbulon rrezikun në udhëtim, e regjistron atë dhe paralajmëron shoferin, është gati për t’u eksperimentuar në Staffordshire prej 50 shoferëve adoleshentë. Sistemi i qendrës amerikane të Sigurisë do të testohet nga këshilli i qytetit, për t’u krijuar mundësinë prindërve të monitorojnë fëmijët e tyre me makinë. Një panel i montuar në makinë, me alarme jeshile, të verdha dhe të kuqe merr masa për lëvizjet e pasigurta dhe i dërgon të dhënat tek një data-base, që prindërit mund ta kontrollojnë. Një kompani e telefonave celularë e ka testuar këtë aparat në 250 makina. Kjo kompani pohoi se i shpëtoi 417 mijë paund në dëme përplasjesh dhe 3 përqind të shpenzimeve të karburantit në 12 muaj.

7 Dadoja e makinës

Për të luftuar rreziqet me “trurin” elektronik të makinës tuaj, do të ishte relativisht e thjeshtë të krijoje një mekanizëm që do të limitonte maksimumin e shpejtësisë drejt shpejtësisë së lejuar,  për secilën rrugë ku ju po udhëtoni. Por pse nuk e kemi ende këtë mekanizëm? Për shkak të lirisë së konsumatorit, edhe pse ajo liri realisht nëkupton të lësh pas makinat e ngadalta, të rrëmbehesh prej shpejtësisë apo të përfundosh i përplasur në ndonjë cep rruge. Teknologjia për limitimin e shpejtësisë është e gjitha gati. Vullneti politik për ta bërë atë të detyrueshme mungon.

6 Web-i i rrugës

Një raportim në Britaninë e Madhe, i publikuar në maj pohon se për 20 vitet e ardhshme do të krijohet një rrjet automjetesh i sistemit inteligjent të transportit, ku makinat mund të komunikojnë me njëra-tjetrën. Dritat elektronike të frenave të makinës do të transmetojnë menjëherë sinjale për makinat që po ecin pas jush, dhe që mund të kenë probleme frenimi. Makinat do të kenë sensorë trafiku, duke lajmëruar të tjerët që ju ndjekin edhe për kushtet e rrugës, apo probleme të tjera. Prodhuesi i mekanizmit të sigurisë në makinat amerikane, Delphi thotë se ndërsa ekzistojnë bazat për të krijuar net-ëorke të tilla, investimi fillestar mbetet një pengesë e madhe. Ky sistem, i cili mund të futet pas 20 vitesh ose kurrë në funksionim, sipas Delphit është një progres afatgjatë, kryesisht për autostradat.

5 Ndotja Prodhuesit e kanë shumë përzemër të na tregojnë se po “gjelbërojnë” makinat e tyre. Por kjo është aq në tym, sa qeveria e Norvegjisë i quajti të jashtligjshme deklaratat e prodhuesve të eco-makinave për llogari të tyre, pasi në mënyrë të pashmangshme, makinat nuk mund të jenë kurrë miq të planetit. Për t’i bërë ato më pak të dëmshme, Bashkimi Evropian është duke propozuar një nivel dysheme ndotjeje, jo më shumë se 130g karbon për 1 kilometër që prej vitit 2012. Pas kësaj, ligjvënësit do të vendosin sanksione për të arritur normën 50g për kilometër.

4 Airbag-ët e jashtëm

Dizenjatorët e makinave janë duke punuar për të ndërtuar sistemin e air-bagëve të jashtëm, në strukturat e forta, si dhe në çdo anë të makinës, me qëllim për të shpëtuar jetët e këmbësorëve, të cilët shpeshherë fluturojnë mbi kabinat e makinave. Nëse këta prodhues mund ta bëjnë këtë gjë, pa i bërë makinat papranueshëm të shëmtuara, ose dyshekët e sigurisë mund të jenë të vegjël, pa bllokuar pamjen e shoferit, atëherë kjo sfidë mund të bëhet realitet. Kërkimet tregojnë se airbag-ët e trashë shkaktojnë probleme tek shoferët, aq sa ata nuk mund të shohin më motorët që qarkullojnë në rrugë.

3 Testi i ri i përplasjes

Testi aktual i përplasjes së makinës bazohet në përdorimin e një blloku prej alumini, që përfaqëson ballinën e makinës tjetër. Por në dhjetë vitet e ardhshme, fundet e makinave do të bëhen domosdoshmërisht më të ngjeshur, kështu që është testi i përplasjes ka nevojë për një sfond më të fortë dhe më të ngjeshur, thotë Phil Glyn-Davies, inxhinieri i kujdesit ndaj përplasjeve në një kompani britanike. Një test i ri i përplasjes, në një prototip të ri do të lançohet së shpejti.

2 Ndihmë!

Një sistem i quajtur e-Call do të bëjë thirrje për ndihmë, në rastin e një aksidenti. Sistemi, i propozuar si pjesë e një inisiative të Bashkimit Evropian të quajtur “Siguri” do të lajmërojë automatikisht autoritetet, duke përshkruar gjendjen e makinës dhe vendodhjen e tij të fundit, të fiksuar në sistemin GPS. Zhvilluesit e këtij sistemi shpresojnë që kjo gjë mund të shkurtojë kohën e ndihmës me 10 minuta më përpara, duke reduktuar rastet fatale me 10 përqind. Komisioni Evropian ka parashikuar që sistemi eCall të vihet në qarkullim aty nga vitit 2011.

1 Syri i makinës

Kompanitë e tilla si Siemens janë duke punuar në sisteme të makinës që lexojnë vetë limitet e shpejtësisë dhe shenjat njëkalimshe, si dhe paralajmërojnë shoferin nëse ai është duke thyer ligjin. Sistemi i Siemensit funksionin me anën e një kamere të montuar pas pasqyrës së brendshme të makinës, e drejtuiar nga rruga. Fare shpejt, vitin e ardhshëm do të hidhet në treg sistemi i limitimit të shpejtësisë, ndërsa sinjalizimet e tjera rreth vitit 2010.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›