E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rice kandidate për zv.presidente nga radhët e republikanëve

Disa ditë me rradhe disa nga mediat më prestigjoze në SHBA, spekuluan me emrin e sekretares Amerikane, Condoleezza Rice për postin e zëvendës presidentes.

Ato e komentuan këtë fakt, sikur republikanët janë duke udhëhequr një strategji të veçantë, me sekretaren Rice. Dhe ndoshta ajo mund t'i bashkohet tiketës - John McCain - Rice.

Analistët në Amerikë vlerësojnë se këto pohime janë vetëm spekulime me kalkulimet që mundohen të bëjnë gazetarët, por ndoshta edhe vetë dy kandididatët me takitikat e testimit, për të zgjedhur dy z/vendësit e tyre, në garën për Presidentin e ardhshëm të Shtetetve të Bashkuara të Amerikës.

Zgjedhjet siç dihet mbahen në javën e parë të muajit nëntor, ditën e mart, sipas kushtetutës amerikane. Mirëpo, ka një rregull partiak, i cili vendos për çdo kandidat për president të shpallë zyrtarisht z/vendësin e tij vetëm pasi konventa (kongresi) i partisë qoftë republikan apo demokratë, të ketë miratuar kandidatin zyrtar për president nga rradhët e partisë së tij. Zëvedësi i tij zgjidhet jo nga partia, por nga ai vetë.

Të dyja konventat do të mbahen nga mesi i muajit të ardhshëm - në intervale kohe të shkurtër mes njeri tjetrit.

Për sa e përket lakimit të emrit të Sekretares Amerikane të Shtetit Condoleezza Rice, kandidati republikan, senatori i Arizonës, veterani i luftës në Vietnam John McCain, pohoi në një një bised televizive në programin e së dielës, në rrjetin e madh televizivë NBC, se Rice e ka të "hapur rrugën" për një tiket, për të qënë numri 2 i republikanëve në këtë fushat, për zgjedhjen e presidentit të SHBA.

" E mirëpresë çdo sinjal nga Rice” tha McCain duke theksuar se “ajo është një amerikane e madhe". McCain, tha se për Rice mendon atë më të mirën, pikërishtë atë që e mendojnë edhe milona amerikanë, pse jo edhe njërëz rreth e qark botës, për rolin dhe punën e saj gjatë këtyre vjetëve sa ajo shërbeu si Sekretare Amerikane e Shtetit.

Ndërkaq, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Sean McCormack, nuk pranoi të komentojë spekulimet, të atilla se shefja e tij ka "ndonjë plan të këtillë", ose që ajo të ketë shprehur ndonje ide rreth kësaj pune.

Megjithatë, tha zëdhënësi McCormack, zonjushës Rice, tash i mbetet deri në përfundim të mandatit të kryej në postin që mban edhe disa detyra të tjera. Deri sa ajo ndoshta - do të shpallë edhe zyrtarishtë këtë ambicje. Ajo këto ditë duhet të shkojë me punë në perendim të SHBA-së, në Misisipi dhe Stamford", tha McCormack.

Kush është Sekretarja Amerikane e Shetit Condoleezza Rice?

Condoleezza Rice, kandidatja aktualisht mban detyrën e Sekretares Amerikane të Shtetit, që pas largimit nga ky post të Sekretarit të Shettit Colin Powell.

Condoleezza Rice, ose Kondi, siç i referohet presidenti Bush, ka shërbyer si këshilltare e presidentit për Sigurimin Kombëtar, që kur Gerge W. Bush erdhi në Shtëpinë e Bardhë në janar 2001. Ajo është këshilltarja më e besuar e presidentit për politikën e jashtme, gjë që e theksoi edhe kur e propozoi si Sekretare të Shtetit në nëntor të vitit 2004.

Ajo lindi dhe u rrit në Birmingam të Alabamës, gjatë periudhës kur jugu i Shteteve të Bashkuara zbatonte politikat e ndarjes raciale. Fillimisht ajo dëshironte të bëhej pianiste, por më pas i lindi interesi për politikën e jashtme dhe mori edhe doktoratën në këtë fushë. Ajo ka dhënë mësim në Universitetin Stanford, si dhe ka shërbyer si Shefe e Zyrës së Financave të këtij universiteti. Përveç anglishtes, zonja Rais flet rusisht, frëngjisht dhe gjuhën spanjole. Rice është një pianiste e zonja, amatore e patinazhit artistik dhe tifoze e zjarrtë e futbollit amerikan. (INA) 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›