Zëvëndëkryeministrja dhe Ministrja e Shtetit për Integrimin Evropian, znj. Ermelinda Meksi ka zhvilluar dje një vizitë zyrtare në Romë, gjatë të cilës ka zhvilluar takime me Zëvëndëspres
Zëvëndëkryeministrja dhe Ministrja e Shtetit për Integrimin Evropian, znj. Ermelinda Meksi ka zhvilluar dje një vizitë zyrtare në Romë, gjatë të cilës ka zhvilluar takime me Zëvëndëspresidentin e Këshillit të Ministrave, z. Gianfranco Fini, Ministrin e Infrastruktures z. Viceconti dhe me zyrtare te larte ne Ministrine e Puneve te Jashtme. Ne keto takime u diskutua mbi ecurinë e procesit të integrimit te Shqiperise dhe mbeshtetjen e Italise gjate Presidences se saj te Bashkimit Europian. Gjithashtu u fol edhe mbi ceshtje te marrdhenieve bilaterale ne fushat e bashkepunimit ekonomik, kulturor e me gjere.
Zëvëndëskryeministrja Meksi ka shprehur vlerësim dhe mirënjohje ndaj Italise per mbeshtetjen e deritanishme ne procesin e negociatave per Marreveshjen e Stabilizim Asociimit, mbeshtetje kjo e konkretizuar ne organizimin e nje sere takimesh te rendesishme si ai i Troikes se BE-se me Shqiperine ne korrik te ketij viti.
Nga ana e tij Zv/Presidenti Italian i Këshillit të Ministrave, z. Fini duke shprehur përgezimet e tij per marrjen e detyres se re nga Znj.Meksi, ka konfirmuar vullnetin politik te Qeverise Italiane qe gjate periudhes ne vazhdim Shqiperia dhe Ballkani Perendimor te vazhdojne te jene prioritet kryesor i Bashkimit Europian. Ai vleresoi hapat e ndërmarrë nga qeveria shqiptare në drejtim të rritjes se lidershipit ne procesin e negociatave dhe synimit te saj per te luajtur nje rol me proaktiv duke permiresuar procesin e implementimit. Ne kete kuader Z.Fini premtoi se Italia eshte gati te mbeshtese kete proces duke ofruar ekspertize ne fusha te ndryshme te Marreveshjes se Stabilizim Asocimit .
Gjithashtu midis dy homologeve u diskutuan ceshtje te interesit te perbashket ku nga ana e Z.Fini eshte premtuar qe te merren hapa te metejshem nga ana e Qeverise italiane per te lehtesuar procedurat dhe shtuar numrin e vizave per qytetaret shqiptare si dhe per te mundesuar shperndarjen e valeve te televizionit shteteror italian ne forcim te marredhenieve kulturore mes te dy vendeve. Ne baze te kerkeses se Znj.Meksi per terheqjen ne Shqiperi te investitoreve te medhenj italiane Z. Fini ka ofruar mundesine e organizimit te nje takimi me investitore te medhenj italiane nen patronazhin e te dy Zv.Kryeministrave dhe me pjesemarrjen e ministrave te ekonomise dhe financave.
Ne takimin e zhvilluar me Ministrin e Infrastruktures Z.Viceconti u diskutua mbi projektin e Korridorit te Tete si nje projekt i rendesishem per integrimin europian te Shqiperise. Z. Viceconti siguroi Znj. Meksi se pala italiane e shikon Korridorin e Tete si nje korridor zhvillimi ekonomik dhe social per te dy vendet dhe si nje ure lidhese per Italine drejt Ballkanit dhe per Ballkanin drejt Bashkimit Europian. « Paveresisht zerave te pasqyruar ne mediat e te dy vendeve, Korridori i Tete eshte ende ne listen e projekteve prioritare te Bashkimit Europian . « Italia po mbeshtet fuqimishem zbatimin e ketij projekti jo vetem me lobing prane strukturave te Bashkimit Europian por edhe me investime konkrete ne kete drejtim »-eshte shprehur z. Viceconti .
Nga ana e saj, Znj. Meksi theksoi qendrimin e pales shqiptare per rendesine e Korridorit te Tete dhe i shprehu Z.Viceconti besimin se ky projekt do te gjente rrugen e miratimit fale mbeshtetjes se Italise dhe gjithe vendeve te Ballkanit Perendimor. Ky korridor do te diskutohet edhe ne takimin e kryetareve te Shteteve qe do te mbahet ne Bari te Italise ne dt. 13 Shtator 2003. Me pas ne takim u fol per projektet e tjera te infrastrukutres si ai i Aeroportit te Vlores apo rruges Lushnje-Fier.
Vizita vazhdoi me takimin ne Ministrine e Puneve te Jashtme ku u diskutua me zyrtare te larte per ceshtjet e procesit te negociatave me Bashkimin Europian dhe ceshtjet sensitive ne kete kuader. Nga ana e pales italiane u rikonfirmua edhe njehere mbeshtetja prane strukturave te Brukselit si dhe asistenca ne ceshtjet e ndryshme te Marreveshjes se Stabillizim Asociimit me ane te eksperteve italiane