Zëvendësambasadori çek: “Dallimet midis ligjit shqiptar dhe atij çek për pastërtinë e figurave”
Intervista/ Zëvendësambasadori i Çekisë, Adam Pinos, komenton ligjin e dosjeve, të miratuar nga maxhoranca
“Unë e kam lexuar ligjin shqiptar shpejt, por dy ndryshime më bënë përshtypje. Ajo që më bëri përshtypje së pari është se projektligji shqiptar prek edhe deputetët e Parlamentit. Veç kësaj, gjëja tjetër që përbën dallimin është ngritja e komisioneve partiake, që do të merreshin me ligjin e lustracionit. Ligji çek, komisione të tilla nuk i ka njohur”, - ka deklaruar në një intervistë ekskluzive për Vizion Plusin zëvendësambasadori i Republikës Çeke në Tiranë, Adam Pinos. Sipas zëvendësambasadorit Pinos, është e vërtetë që ligji shqiptar për pastërtinë e figurave u inspirua nga ligji çek, por në asnjë mënyrë ai nuk është i njëjtë.
Zoti Pinos, çfarë mund të na thoni rreth historikut të miratimit të ligjit për lustracionin e figurave në Çeki?
Ligji çek për lustracionin e figurave u vendos dy vjet pas përmbysjes së regjimit në Çeki. Ndodhi pikërisht në tetor të vitit 1991, pas diskutimeve të gjata dhe të komplikuara. Ligji ishte shumë kontravers dhe mund të themi që gjatë miratimit të ligjit në Parlament kishte një konsensus të vërtetë. Në vitin 1991 akoma ekzistonte Republika e Çekosllovakisë. Interesante është se menjëherë pas ndarjes së Çekosllovakisë, kur në Çeki ky ligj nisi të funksiononte, në Sllovaki u anulua për një kohë shumë të shpejtë.
Përse ndodhi një gjë e tillë në Sllovaki?
Duhet të pyesni politikanët sllovakë, që atëherë ishin në fuqi, se përse deputetët sllovakë e anuluan këtë ligj.
Çfarë përmbante konkretisht ligji për lustracionin, cilat kategori prekeshin prej tij?
Ligji i lustracionit në Çeki përmbante vendosjen e disa kushteve për ekzekutimin e funksioneve në organet shtetërore. Në mënyrë të veçantë për të gjithë punonjësit e aparatit shtetëror, për pjesëtarët e ushtrisë çeke, për pjesëtarët e sigurimit të shtetit dhe për përfaqësuesit e medias shtetërore, të televizionit dhe të radios. Madje veçanërisht për kompanitë shtetërore, apo ato ku shteti çek zotëronte shumicën e aksioneve. Ky ligj kishte të bënte vetëm me ata persona që kishin funksione të larta. Në qoftë se ndonjë person ishte punonjës i aparatit shtetëror, por nuk kishte post drejtues, ai mund të vazhdonte të punonte në këtë institucion. Qëllimi kryesor i ligjit ishte të pastronte institucionet shtetërore nga personat që ishin në krye të aparatit komunist të asaj kohe.
A përfshiheshin njerëzit e sistemit të drejtësisë nga ky ligj?
Ky ligj kishte të bënte me të gjithë punonjësit e aparatit shtetëror, përfshinte edhe prokurorët, që sot quhen përfaqësuesit e Akuzës së shtetit. Njëkohësisht kishte të bënte edhe me gjykatësit. Informacionet që përcolli media shqiptare, që në Çeki gjykatësit dhe prokurorët nuk ishin përfshirë te ky ligj, nuk janë të vërteta. Artikulli i parë i këtij ligji, në mënyrë të qartë thotë se dhe gjykatësit dhe prokurorët përfshihen te ky ligj.
Çfarë ndodhte në rastet kur prokurorët dhe gjykatësit prekeshin nga ligji në fjalë?
Përsa u përket prokurorëve, nëse ata prekeshin nga ligji i lustracionit, atëherë ata pushoheshin nga puna. Te gjykatësit procedura ishte tjetër, por rezultati ishte i njëjtë.
Çfarë ndodhte me jozyrtarët që prekeshin nga ky ligj?
Deri tani kam përmendur ato kategori, të cilat, sipas ligjit të lustracionit, duhet të ishin të pastër. Megjithatë, le të përmendim rastet kur ky ligj për punonjësit e tjerë ishte pozitiv, d.m.th. i prekte: përmend këtu bashkëpunëtorët e afërt të sigurimit të regjimit të asaj kohe, pastaj ata që ishin në nivelin e mesëm, të lartë dhe më të lartë në hierarkinë komuniste, nga sekretarët e partive lokale dhe deri tek organet më të larta të kësaj partie komuniste. Në qoftë se këta persona kërkonin një vërtetim, sipas ligjit të lustracionit, për këta persona përgjigjja ishte pozitive. Për këta persona nuk do të thoshte fundi i karrierës plotësisht, se ata mund të punonin në sektorin privat.
Ju thatë se ligji nuk përfshinte nivelet më të ulëta. A pati kufizime për karrierën e tyre politike?
Nivelet më të ulëta të sistemit të atëhershëm nuk u prekën nga ky ligj. Këtu përfshiheshin sekretarët lokalë të Partisë Komuniste. Për këta persona në nivele të ulëta do të thoshte që as karriera në organet shtetërore nuk përfundoi, si për shembull pastrimi sipas ligjit të lustracionit nuk e ndalonte zgjedhjen në Parlament. Prandaj disa nga këta persona ishin në krye të listave për zgjedhjet në Parlament dhe pavarësisht se ishin të prekur nga ligji i lustracionit, ata mund të bëheshin deputetë.
Sa ishte numri i njerëzve që u prekën nga ligji në fjalë?
Nuk mund ta them sa njerëz ishin, se nuk mund ta shpreh tamam se ç’do të thotë të jesh i prekur nga ky ligj. Mund t’ju them me saktësi se sa certifikata dolën që nga viti 1991 në zbatim të këtij ligji. Numri ishte mjaft i lartë, 420 000 copë. Theksoj që Republika Çeke kishte 15 milionë banorë, ndërsa ajo Sllovake 10 milionë banorë. Nuk mund të them se cila pjesë ishte pozitivisht e prekur nga ligji.
Çfarë synonte ligji?
Kryesore ishte që të pastronte aparatin shtetëror nga njerëz që atëherë kishin kërcënuar njerëzit e thjeshtë.
A është e vërtetë se pati një ligj shtesë në lidhje me këtë çështje?
Është e vërtet kjo që thoni. Njëri ligj u miratua në tetorin e vitit 1991, ai me numër 451. Pastaj ligji tjetër një vit më vonë, në vitin 1992, e zgjeroi me shumë efektin e këtij ligji. Ky ligj i dytë, i ashtuquajtur ligj i vogël i lustracionit, kishte të bënte me çështje teknike, me specialistët që ishin përfshirë në këtë ligj. Ndoshta Parlamenti i atëhershëm mund ta kishte zgjidhur shumë më mirë me miratimin e ligjit të vjetër. Nuk e kuptoj pse u bë një i ri, d.m.th. nuk kishte një ndryshim rrënjësor me të parin e vitit 1991.
Si u prit ligji nga njerëzit që prekeshin prej tij?
Kishte të bënte më shumë me orientimin e tyre politik. Sigurisht, ata njerëz që kishin një lidhje me regjimin komunist nuk ishin entuziastë nga ky ligj. E njëjta gjë vlen edhe për familjet e tyre, ose të afërmit e tyre, që nuk e shikonin me shumë kënaqësi.
Çfarë ndodhi me personat që kishin poste drejtuese?
Patjetër që ky ligj u bë publik, por certifikatat konkrete të këtij ligji arritën në duart e atyre personave që ishin pozitivisht të prekur. Kjo do të thotë që shumë persona që ishin në pozicione drejtuese, u larguan. Kjo nuk i pengoi këta njerëz që ta bënin publike këtë gjë.
Është thënë se ligji shqiptar për pastërtinë e figurave është i njëjtë me ligjin çek në lidhje me këtë çështje...
Mes këtyre projekteve shoh ndryshime të dukshme. Ligji shqiptar u inspirua nga ai çek, por në asnjë mënyrë nuk është i njëjtë.
Cilat janë këto ndryshime?
Unë e kam lexuar ligjin shqiptar shpejt, por dy ndryshime më bënë përshtypje. Ajo që më bëri përshtypje së pari është se projektligji shqiptar prek edhe deputetët e Parlamentit. Veç kësaj, gjëja tjetër që përbën dallimin është ngritja e komisioneve partiake, që do të merreshin me ligjin e lustracionit. Ligji çek, komisione të tilla nuk i ka njohur.
24 Dhjetor 2008