Krishtlindjet, radhë kilometrike në kufij
Dyndja e madhe e emi
grantëve në pikën e Kal
imit Kufitar të Kapshticës
e ka detyruar palën shqiptare
ta shtojë deri në dhjetë
numrin e sporteleve për të përballuar
situatën. Dhjetë
sportele janë hapur në mesditë,
ndërkohë që tri të tilla që përdoreshin
për regjistrimin e shtetasve
në dalje janë vënë në dispozicion
të emigrantëve që po
vijnë në vend nga shteti fqinj.
Qindra makina kanë shkelur territorin
doganor të Kapshticës në
mesditë, ndërkohë që në 12 orë
policia kufitare ka regjistruar 10
mijë shtetas. Fluksi i madh i ditës
së mërkurë ka bërë që radhët të
shkojnë në katër kilometra në
pjesën e territorit grek, me një
pafundësi mjetesh që i janë drejtuar
kufirit. Për këtë situatë edhe
pala greke ka punuar me katër
sportele, madje duke lënë jashtë
kontrollit një pjesë të madhe
të mjeteve për të bërë të mundur
boshatisjen e shpejtë të territorit
doganor. Por as kjo nuk ka funksionuar,
pasi mijëra emigrantë
kanë zgjedhur pikërisht ditën e
mërkurë për të udhëtuar drejt
vendit edhe për faktin se në shtetin
fqinj kanë nisur pushimet
dhe janë mbyllur shkollat. Dje
është shënuar edhe fluksi më i
madh gjatë këtij muaji, kur në 24
orë kanë hyrë në vend 15 mijë
persona, një shifër rekord kjo
gjatë muajit të festave. "Radha
në tokën greke është rreth 4 kilometra,
por për fat nuk kemi pritur
shumë. Me gjithë këtë
ngarkesë mendonim se do ta
gdhinim këtu në kufi, por është
punuar shpejt dhe nuk na kanë
orë në radhë dhe prapë edhe pse
shumë makina kanë ikur, ka
shumë radhë. Shpresojmë të
ndodhë e njëjta gjë edhe kur të
kthehemi, pasi me gjithë këta
njerëz, në rast se nuk do të punohet
do të presim ndoshta edhe
me ditë në kufi", tha Vasillaq
Disho, një nga emigrantët që
ktheheshin dje nga Greqia.
Statistikat e policisë kufitare tregojnë
se që nga mesnata dhe deri
në mesditën e së mërkurës kanë
hyrë në Shqipëri nëpërmjet Kapshticës
1600 mjete dhe rreth 10
mijë persona. Komandanti i policisë
kufitare, Edmond Çela, tha
se ka një fluks më të madh nga
ç‘pritej. Edhe pse ishte parashikuar
të punohej me shtatë
sportele, që konsideroheshin të
mjaftueshme, nga dyndja e
madhe e shtetasve në kufi është
vendosur të përdoren të gjitha
sportelet me kapacitet të plotë
për regjistrimin e hyrjeve. "Janë
shtuar edhe tre sportele të tjera,
duke parë që ka një fluks të
madh të emigrantëve që po
vijnë. Nuk mund të përballohej
kjo situatë me shtatë sportelet
tona. Shtimi i sporteleve është
bërë i domosdoshëm, pasi edhe
nga pala greke po punohet me
ritme të shpejta, për të mos krijuar
shumë radhë", tha komandanti
Çela. E njëjta situatë është
paraqitur dje edhe në Kakavijë,
kur radha e makinave në anën
greke të kufirit, në mesditë ka
arritur në 4 kilometra. Megjithatë,
nga të dy krahët është
punuar shpejt, duke shmangur
pritjet e gjata.
grantëve në pikën e Kal
imit Kufitar të Kapshticës
e ka detyruar palën shqiptare
ta shtojë deri në dhjetë
numrin e sporteleve për të përballuar
situatën. Dhjetë
sportele janë hapur në mesditë,
ndërkohë që tri të tilla që përdoreshin
për regjistrimin e shtetasve
në dalje janë vënë në dispozicion
të emigrantëve që po
vijnë në vend nga shteti fqinj.
Qindra makina kanë shkelur territorin
doganor të Kapshticës në
mesditë, ndërkohë që në 12 orë
policia kufitare ka regjistruar 10
mijë shtetas. Fluksi i madh i ditës
së mërkurë ka bërë që radhët të
shkojnë në katër kilometra në
pjesën e territorit grek, me një
pafundësi mjetesh që i janë drejtuar
kufirit. Për këtë situatë edhe
pala greke ka punuar me katër
sportele, madje duke lënë jashtë
kontrollit një pjesë të madhe
të mjeteve për të bërë të mundur
boshatisjen e shpejtë të territorit
doganor. Por as kjo nuk ka funksionuar,
pasi mijëra emigrantë
kanë zgjedhur pikërisht ditën e
mërkurë për të udhëtuar drejt
vendit edhe për faktin se në shtetin
fqinj kanë nisur pushimet
dhe janë mbyllur shkollat. Dje
është shënuar edhe fluksi më i
madh gjatë këtij muaji, kur në 24
orë kanë hyrë në vend 15 mijë
persona, një shifër rekord kjo
gjatë muajit të festave. "Radha
në tokën greke është rreth 4 kilometra,
por për fat nuk kemi pritur
shumë. Me gjithë këtë
ngarkesë mendonim se do ta
gdhinim këtu në kufi, por është
punuar shpejt dhe nuk na kanë
orë në radhë dhe prapë edhe pse
shumë makina kanë ikur, ka
shumë radhë. Shpresojmë të
ndodhë e njëjta gjë edhe kur të
kthehemi, pasi me gjithë këta
njerëz, në rast se nuk do të punohet
do të presim ndoshta edhe
me ditë në kufi", tha Vasillaq
Disho, një nga emigrantët që
ktheheshin dje nga Greqia.
Statistikat e policisë kufitare tregojnë
se që nga mesnata dhe deri
në mesditën e së mërkurës kanë
hyrë në Shqipëri nëpërmjet Kapshticës
1600 mjete dhe rreth 10
mijë persona. Komandanti i policisë
kufitare, Edmond Çela, tha
se ka një fluks më të madh nga
ç‘pritej. Edhe pse ishte parashikuar
të punohej me shtatë
sportele, që konsideroheshin të
mjaftueshme, nga dyndja e
madhe e shtetasve në kufi është
vendosur të përdoren të gjitha
sportelet me kapacitet të plotë
për regjistrimin e hyrjeve. "Janë
shtuar edhe tre sportele të tjera,
duke parë që ka një fluks të
madh të emigrantëve që po
vijnë. Nuk mund të përballohej
kjo situatë me shtatë sportelet
tona. Shtimi i sporteleve është
bërë i domosdoshëm, pasi edhe
nga pala greke po punohet me
ritme të shpejta, për të mos krijuar
shumë radhë", tha komandanti
Çela. E njëjta situatë është
paraqitur dje edhe në Kakavijë,
kur radha e makinave në anën
greke të kufirit, në mesditë ka
arritur në 4 kilometra. Megjithatë,
nga të dy krahët është
punuar shpejt, duke shmangur
pritjet e gjata.