Zëvendëskryeministri Ilir Meta nis sot vizitën dyditore në Serbi

Prioriteti i politikës së Jashtme të Shqipërisë, forcimi i marrëdhënieve me vendet e rajonit
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta, zhvillon sot një vizitë zyrtare dy ditore në Serbi, me ftesë të homologut të tij serb, Vuk Jeremiç. Krahas takimit me Jeremiç, Meta do të zhvillojë bisedime zyrtare me Presidentin e Republikës së Serbisё, Boris Tadiç, Zëvendëskryeministrin pёr Integrimin Evropian, Bozhidar Gjeliç, Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Brendshëm, Ivica Daçiç si dhe me përfaqësues të komunitetit shqiptar në Serbi. Në axhendën e vizitës do të jenë çështje të marrëdhënieve dypalëshe, si edhe të bashkëpunimit rajonal dhe ndёrkombёtar. Vizita zyrtare e Zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme Ilir Meta në Beograd është një tregues i qartë i prioritetit që politika e jashtme e Shqipërisë i jep zhvillimit dhe forcimit të marrëdhënieve me vendet e rajonit në kuadër të përshpejtimit të perspektivës evropiane për vendet tona. Gjatё kësaj vizite pritet tё nënshkruhen edhe marrëveshje bashkëpunimi mes dy vendeve.
...