Drita Pelingu, një katalog zbardh jetën e saj
TIRANE-Në atë tre dhjetor të 83 viteve të shkuara, në vilën e një familjeje të madhe vlonjate njerëzish të arsimuar jashtë, lindi një vajzë. Do ta pagëzonin Dritë foshnjën që ndriçoi kështjellën e shkëputur nga realiteti i asaj kohe, po askush nuk e dinte se sapo kishte lindur një princeshë për artin shqiptar". Kështu fillon rrëfimi për jetën e Drita Pelinkut, në një katalog plot fotografi që iu "dhurua" dje nga Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit, në një aktivitet të mbajtur në Teatrin Kombëtar. është një rrugëtim imazhesh që nisin nga fëmijëria, rinia, hapat e parë në art, rolet më të spikatura në teatër dhe kinematografi. Miq, artistë, aktorë, studentë të saj, kolegë me të cilët ajo ka punuar për një jetë të tërë. Kjo qe dhurata për aktoren për 7-8 Mars. Fotografitë që nga fëmijëria e deri më sot janë të një cilësie të lartë, e për këtë është kujdesur Flori Slatina, nëndrejtor i AQSHF-së, i cili e ka përgatitur për botim katalogun. Në këtë katalog, veç fotografive familjare të shkrepura në vogëli, ka rrëfime të sajat. Kësisoj, teksa shfletojmë këtë album të këndshëm, gjejmë një tjetër rrëfim të sajin, e pikërisht për familjen. "Isha e lumtur në një familje prej 20 vetash, ku babai ishte me arsim të lartë, i diplomuar në Selanik dhe në Turqi, dy gjyshërit po ashtu, ku lulëzonte tregtia e tyre, që sillte një gjendje shumë të mirë ekonomike dhe ne më të vegjëlve nuk na mungonte asgjë. As lodrat, as argëtimet, as verimet në vilën e bukur të plazhit të vjetër, apo në shtëpinë prej druri midis Llogarasë, as biçikleta ime e vogël që e pëlqeja aq shumë", - rrëfen ajo në këtë katalog. Më tej shprehet se "këto kujtime janë të hershme, sepse ato të kohës së diktaturës kur u rrëmbyen pasuritë, janë të dhimbshme e nuk dua t'i kujtoj".
Në teatër
Një ditë shtatori të vitit 1946, kolektivit të teatrit iu shtua edhe një aktore e re 20-vjeçare. Ajo hyri në portën e teatrit e ndrojtur, por e lumtur. Kjo lumturi shprehej në sytë e saj që shkëlqenin si emri i saj, plot dritë. Sa i takon kohës së shkollës, vetë Pelinku shprehet: "Dhjetor i vitit 1944. Regjisori i asaj kohe Sokrat Mio, i diplomuar në Francë dhe asistenti i tij Andon Pano, kërkonin studentë për shkollën dramatike. Isha studente e shkollës pedagogjike e lajmi më tërhoqi vëmendjen. Me familjen nuk mund të bisedoja, u paraqita pa i thënë gjë dhe fitova. Isha e vetmja vajzë me djemtë e talentuar si Kadri Roshi, Naim Frashëri, Prokop Mima, Lazër Filipi. Për një kohë të gjatë i ndoqa mësimet duke u justifikuar se shkoja tek një shoqe. Sidoqoftë, Tirana ishte e vogël dhe kjo gjë u zbulua. Më 1946 u fejova, e qe burri ai që më dha lejen për të vazhduar shkollën dhe teatrin". Si një aktore me një sërë rolesh, ajo nuk ka harruar të thotë diçka edhe për natyrën e tyre, e mbi rëndësinë e ndikimin që kishin në të. "Që nga fillimi e deri në fund rolet e mia kanë qenë ose role vajzash dashnore, ose role grash me një botë të madhe të brendshme, me shpërthime të fuqishme dhe të gjitha këto kanë bërë që unë të kujdesem për trupin tim, për fizikun, flokët, gjithçka që kërkonin këto role". Një moment mjaft interesant i kujtimeve të saj është interpretimi i rolit të Zojcikës tek komedia rumune "Një letër e humbur". Siç rrëfen Pelinku, ajo ka interpretuar e vetme mes 22 meshkujve. Njëra prej shfaqjeve u ndoq edhe nga përfaqësuesit e ambasadës rumune dhe u vlerësua tepër. Një zonjë diplomate hoqi një trëndafil nga fustani i saj dhe ia vendosi Pelinkut në dekolte. Sa i takon kinematografisë, vetë ajo shprehet se ka hyrë vonë. "Pata disa probleme të kohës që nuk më lejuan. Luajta një rol të vogël në filmin 'Tana', pas tij lindën problemet që u thyen më vonë, kur dola në pension. Madje, ishin Viktor Gjika e Vladimir Prifti që më thirrën të parët", - kujton ajo.
Njohja me
bashkëshortin
"E kisha dëgjuar kur këndonte në radio. I dija vetëm emrin. Një ditë, teksa me një shoqen time ngjitesha në shkallët e të parës shkollë dramaturgjike, shkëmbehemi me një djalosh, i cili kthen kokën dhe më vështron. Nuk e njihja. Menjëherë shoqja ime më tha që ai ishte Hysen Pelinku...", - kështu shkruan në ditarin e saj Drita Pelinku sa i takon herës së parë që pa nga afër njeriun me të cilin do të bashkonte jetën. Duke qenë se pjesë të ditarit të saj janë vënë në katalogun dhuratë për të, më poshtë ajo tregon edhe herën e parë të takimit. "Nesër në datën 16 shkurt, dita e parë që e kam njohur Hysenin. Ja, si nesër një vit, në orën dhjetë, u takova për herë të parë atje para hotel 'Kontinental'. Koha ish shumë e bukur. Unë isha me biçikletë dhe ja, si tani më duket se po i dëgjoj fjalët e tij: "Shoqe të lutem, mund të marr pak biçikletën"? dhe zemrën time që më rrahu si çekan...". Më tej ajo tregon edhe celebrimin. "Kur nëpunësi na pyeti secilin prej nesh nëse pranonim të merrnim njëri-tjetrin, Hyseni tha po me gjysmë zëri, e unë me një çerek. Pastaj firmosën si ne edhe dëshmitarët e të dy palëve dhe nëpunësi përfundoi duke thënë: 'Që tashti, quheni të martuar'. Ua ...kjo s'durohesh! E nduka gjuhën me sa fuqi kisha që të mos qeshja...kështu pas gjithë atyre zakoneve ata u ngritën dhe ikën. Ja, kjo është dita e sotme, e pritur me aq padurim. Tashti jam e lirë, do dal me Hysenin kudo. Po, vetëm me Hysenin, s'më pëlqen më të dal vetëm. Hyseni tashti është krejt imi dhe prandaj e dua më shumë. Unazën e tij e kam në dorë dhe do ta mbaj gjithnjë me vete...", - përfundon ajo rrëfimin për të.
(d.b/GSH/BalkanWeb)