E Diel, 1 Nëntor 2026

Berluskoni:Qeveria italiane ju mbështet në rrugën e zhvillimit dhe të integrimit europian Kryeministri Fatos Nano ka marrë sot një telefonatë nga Kryeministri italian Silvio Berluskoni.

Berluskoni:Qeveria italiane ju mbështet në rrugën e zhvillimit dhe të integrimit europian

Kryeministri Fatos Nano ka marrë sot një telefonatë nga Kryeministri italian Silvio Berluskoni.

"Në këtë ditë feste të Krishtlindjeve e konsideroja të rëndësishme t'í përcillja mesazhin e urimit Kryeministrit të Shqipërisë dhe mikut tim. Ju uroj Juve dhe nëpërmjet Jush gjithë shqiptarëve suksese të plota në të ardhmen", është shprehur Kryeministri italian.

Z. Berluskoni ka theksuar, gjatë bisedës, se ndjek me vëmendje dhe interesim të pandryshuar zhvillimet në Shqipëri në këtë fund viti, duke përfshirë edhe ndryshimet e reja në Qeverinë e drejtuar nga Z. Nano.

Përmes kësaj bisede, Kryeministri italian ka rikonfirmuar edhe një herë mbështetjen e tij të plotë dhe të qeverisë që ai drejton në përballimin e sfidave të zhvillimit dhe të integrimit të Shqipërisë në familjen europiane, duke siguruar, gjithashtu, për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera midis dy vendeve.

Gjthashtu, Kryeministri Nano i ka përcjellë Z. Berluskoni urimet për festat e fundvitit, duke e falenderuar për mbështetjen që Italia i ka dhënë Shqipërisë edhe në kuadër të Presidencës së radhës të Bashkimit Europian gjatë këtij viti.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›