E Diel, 1 Nëntor 2026

Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e sotme projektligjin "Për masat kundër financimit të terrorizmit". Projektligji përbën një nga nismat më prioritare dhe të rëndësishme tÃ

Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e sotme projektligjin "Për masat kundër financimit të terrorizmit".

Projektligji përbën një nga nismat më prioritare dhe të rëndësishme të Qeverisë Shqiptare, në kuadër të vazhdimësisë dhe intensifikimit të masave legjislative dhe institucionale për parandalimin dhe goditjen efektive të terrorizmit dhe financimit të tij.

Projektligji i sapomiratuar ka për objekt përcaktimin e masave kundër financimit të terrorizmit dhe procedurat dhe kontrollin për zbatimin e tyre me qëllim parandalimin dhe goditjen e terroristëve, subjekteve terroriste dhe atyre që mbështesin e financojnë terrorizmin, duke bllokuar dhe sekuestruar fondet dhe pasuritë e tyre, nëpërmjet zbatimit të rezolutave përkatëse të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, si dhe në raste të tjera, sipas parashikimeve të këtij ligji.

Në zbatim të këtyre rregullave, në projektligj përcaktohen:

•Kuptimi i bllokimit të përkohshëm dhe sekuestrimit të fondeve dhe pasurive, të subjekteve terroriste të zotëruara apo kontrolluara nga terrorizmi, financuesve të tij, personave të shpallur, i fondeve dhe pasurive që i nënshtrohen bllokimit dhe sekuestrimit etj.

•Shtrirja e zbatimit të këtij ligji kundër personave të shpallur si terroristë, financues të tij apo të lidhur me ta, pavarësisht nga koha dhe vendi ku janë kryer aktet terroriste apo veprat kriminale të financimit të tij.

•Ministria e Financave bëhet përgjegjëse për marrjen e masave paraprake, propozimin për përfshirjen në listë të personave të shpallur, si dhe për zbatimin e masave për identifikimin e fondeve dhe pasurive terririste të personave të shpallur, pezullimin e veprimeve dhe transaksioneve të ndryshme, ëpr bllokimin e përkohshëm, sekuestrimin dhe administrimin e tyre

•Zbatimi i masave, sipas parashikimeve të këtij ligji, është i detyrueshëm për të gjitha strukturat përgjegjëse

•Veprimet, procedurat dhe kopetencat e institucioneve lidhur me përpunimin e të dhënave, kriteret për listën e personave të shpallur, masat kundër pasurive të tyre, vendimarrjen, ankimimin, rregulla dhe procedura të bashkëveprimit ndërmjet institucioneve në çështjet e parandalimit dhe luftës kundër korrupsionit etj.

Për hartimin e këtij projektligji është punuar me ekspertë ndërkombëtarë si dhe janë zhvilluar tryeza me institucione të interesuara dhe profesionistë të njohur.

Nisur nga fakti se një nga elementet më të rëndësishme për parandalimin e akteve terroriste është zbulimi i kanaleve dhe burimeve për financimin e tij, qeveria ka realizuar një proces politik dhe legjislativ intensiv për njohjen dhe ratifikimin e konventave kryesore ndërkombëtare të OKB-së, Këshillit të Europës etj, përsa i përket fushës penale, krimit të organizuar dhe terrorizmit si:

•Konventa e Kombeve të Bashkuara kudnër krimit të organizuar transnacional,
•Konventa kundër financimit të terrorizmit,
•Konventa Europiane për shtypjen e terrorizmit,
•Konventa europiane për pastrimin, depistimin, kapjen dhe konfiskimin e produkteve të krimit etj.

Në këtë kuadër dhe në përputhje me këto standarte bashkekohore do të vazhdojnë hapat për ndryshime në legjislacionin e brendëshëm penal dhe atë administrativ.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›