E Diel, 1 Nëntor 2026

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, zoti Haxhinasto dhe Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, zoti Naço betohen para Presidentit të Republikës

20 janar 2011

Sot paradite në Institucionin e Presidentit të Republikës, u zhvillua ceremonia e betimit para Kreut të Shtetit të dy anëtarëve të Kabinetit qeveritar, Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme, zotit Edmond Haxhinasto dhe Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, zotit Nasip Naço.

Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të dekreteve përkatëse nga Sekretari i Përgjithshëm, Aleksandër Flloko, si dhe pas betimit mbi Kushtetutë të zotit Haxhinasto dhe zotit Naço, Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi u dorëzoi dy anëtarëve të Këshillit të Ministrave dekretet e emërimit, duke u uruar suksese në këto detyra të rëndësishme.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›