Zëvendëskryeministrja dhe Ministre e Shtetit për Integrimin Europian Ermelinda Meksi priti në një takim kortezie Ambasadorin e Greqisë në Tiranë Dimitris Iliopoulos. Ambasadori i Greqisë
Zëvendëskryeministrja dhe Ministre e Shtetit për Integrimin Europian Ermelinda Meksi priti në një takim kortezie Ambasadorin e Greqisë në Tiranë Dimitris Iliopoulos.
Ambasadori i Greqisë z. Iliopuolos, duke përgëzuar për detyrën e re, shprehu vlerësimet e Qeverisë greke për aktivitetin dhe eksperiencën e pasur politike të znj. Meksi. "Zgjedhja Juaj në këtë detyrë përbën një garanci për suksesin e proçesit" u shpreh z. Iliopoulos.
Në emër të Qeverisë shqiptare Znj. Meksi shpreu falenderimet për mbështetjen dhe asistencën e vazhdueshme që Greqia i ka ofruar Shqipërisë në procesin e integrimit europian.
Ambasadori grek ritheksoi interesimin e Greqisë për përshpejtimin e procesit të integrimit të Shqipërisë dhe të vendeve të tjera të Ballkanit perëndimor. "Samiti i Selanikut caktoi qartë axhendën që duhet të ndjekin këto vende në rrugën e gjatë dhe të vështirë të integrimit në BE. Duhet pranuar se nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim-Asocijimit përbën një proces teknik negociatash, i cili kërkon kohën e nevojshme për trajtimin me cilësi të të gjitha çështjeve përbërëse".
Zëvendëskryeministrja dhe Ministre e Shtetit për Integrimin Europian znj. Ermelinda Meksi theksoi seriozitetin dhe përkushtimin maksimal të qeverisë dhe të të gjithë faktorëve të përfshirë në të. "Qeveria shqiptare është përqëndruar seriozisht në detyrat dhe obligimet që rrjedhin nga Samiti i Selanikut. Gjithashtu e rëndësishme mbetet vlerësimi real i kapaciteteve dhe interesave tona kombëtare për përshpejtimin e procesit".