E Diel, 1 Nëntor 2026

Zëvendës/sekretari amerikan vjen në Kosovë

Zëvendës/sekretari amerikan i Shtetit, William Burns, i shoqëruar nga ndihmës/sekretari i Shtetit për Narkotikët dhe Zbatimin e Ligjit, William R. Brownfield, do të fillojnë të enjten një turne pune me ndalesa në Austri, si dhe në disa vende të Ballkanit Perëndimor.

Dy zyrtarët e lartë amerikanë nga data 16-20 shkurt do të zhvillojnë takime me zyrtarë të lartë në Serbi, Bosnje-Hercegovinë, Kosovë dhe Kroaci lidhur me çështje dypalëshe dhe rajonale.

Gjatë takimeve, zëvendës/sekretari Burns do të nënvizojë angazhimin amerikan ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe mbështetjen e vazhdueshme për aspiratat e tyre euro-atlantike, raporton VOA

Burns do t’i nxisë vendet për bashkëpunim më të madh rajonal, si dhe do të theksojë nevojën që udhëheqësit e këtyre vendeve të punojnë seriozisht në përgjigje të sfidave si forcimi i shtetit ligjor dhe zhvillimi ekonomik.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›