E Shtunë, 31 Tetor 2026

India dërgon luftanije kundër piratëve somalezë

Nju Delhi (start) Marina indiane mund të rrisë ndjeshëm praninë e saj si forcë sigurie në Gjirin e Adenit për të ndihmuar kompanitë detare në mbrojtjen kundër piraterisë, njoftuan sot gazetat vendase. "Marina indiane planifikon të "shtojë ndjeshëm" praninë e saj në Bririn e Afrikës dhe propozimi i bërë nga Ministria e Transportit Detar për dërgimin e katër luftanijeve po shqyrtohet", deklaroi një zyrtar i lartë i Marinës për gazetën indiane "Times".

Një zëdhënës i Marinës deklaroi se do të dërgoheshin disa anije për të qënë të pranishme në atë zonë dhe për të zëvendësuar "INS Tabar" që tashmë ndodhej atje, por shtoi se "nuk mund të bënte të ditura hollësi të tjera përsa i përkiste planit të veprimit".

Piratët somalezë kanë shkaktuar shumë dëme dhe trazira në një nga korridoret detare më të frekuentuara të botës këtë vit duke rrëmbyer dhjetra anije, përfshirë një anije-cisternë të Arabisë Saudite, që transportonte një ngarkesë nafte më vlerë rreth 100 milionë dollarë, rrëmbimi më i rëndësishëm në histori.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›