"Zgjedhja e Obames ndryshoi historine, u plotesua endrra e Martin Luter King"
Ambasadori i SHBA-se ne Shqiperi, John L. Uidhers deklaroi dje ne Tirane, se rezultatet e zgjedhjeve qe jane mbajtur mbreme ne SHBA, te cilat kane shpallur si President te zgjedhur, Barak Obamen, kane ndryshuar kursin e historise. "Election Night 2008" titullohej aktiviteti i Ambasades se SHBA-se ne Tirane dhe Dhomes Amerikane te Tregtise qe u zhvillua ne hotel "Rogner". Me kete rast, ambasadori zgjodhi t'i drejtohej medias dhe te pranishmeve ne kete aktivitet, jo si ambasador i SHBA-se ne Shqiperi, por si nje qytetar amerikan dhe si nje votues amerikan. "Sot eshte nje dite shume e vecante per Ameriken dhe cdo amerikane", tha ambasadori Uidhers. Sipas tij "shume dekada me pare, Martin Luter Kingu shprehu shpresen, per nje enderr per SHBA-ne, e cila mbertheu vemendjen e shume amerikaneve nga cdo fushe e jetes dhe shtreses se shoqerise". "Martin Luter Kingu tha qe une enderroj per nje dite, ku njerezit ne SHBA, nuk do ta gjykojne njeri-tjetrin permes ngjyres se lekures, por permes permbajtjes dhe esences se karakterit te tyre. Dhe sot miliona amerikane kane zgjedhur te shohin permbushjen e asaj endrre", tha Uidhers.