Politika shqiptare, "OK" Obames
Fitorja e kandidatit demokrat per Shtepine e Bardhe, Barak Obama ka aktivizuar gjithe politiken shqiptare, e cila ka leshuar mesazhe pershendetese. Gjithcka ka nisur qe ne oret e para te mengjesit ne "Rogner" teksa ambasadori amerikan ne Tirane, Uidhers bashke me Dhomen Amerikane te Tregtise kane organizuar aktivitete. Nje nder to ka qene dhe votimi simbolik per zgjedhjet ne SHBA, i cili u zhvillua ne ambientet e hotel "Rogner", ne Tirane, shpalli dje fitues, kandidatin Barak Obama me 63 per qind te votave. Sipas ketij votimi kandidati tjeter per President, Mekein mori 37 per qind te votave, duke treguar se dhe shqiptaret kane bere "zgjedhjen" e tyre, teksa kane preferuar Obamen. Ky votim u be ne kuader te "Election Night 2008", aktiviteti i Ambasades se SHBA-se ne Tirane dhe Dhomes Amerikane te Tregtise. Ambasadori i SHBA-se ne Tirane, Uidhers u shpreh se "kjo eshte thjesht ceshtje e te respektuarit te vullnetit te votave". Ai ka nenvizuar se ishin dy kandidate te shkelqyer. "Megjithese senatori Mekein nuk fitoi garen per President ai fitoi edhe njehere admirimin dhe respektin e popullit amerikane", tha ai. Perfaqesues te ambasades amerikane, Dhomes Amerikane te Tregtise, personalitete te jetes politike ne Shqiperi, medias, studente etj, ndoqen ne vazhdimesi procesin e zgjedhjeve ne Amerike, si dhe votuan ne menyre simbolike per dy kandidatet Barak Obama. Nderkohe qe ai e ka cilesuar zgjedhjen e Obames, nje plotesim te endrres se Martin Luter King. Menjehere ne oret e para te mengjesit, ka qene presidenti Topi ai qe ka pershendetur ambasadorin Uidhers, per perfundimin e zgjedhjeve. Nderkohe ai i dergoi nje mesazh urimi Presidentit te Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Barak Obama per zgjedhjen ne detyren e larte. Ai i ka shprehur besimin se miqesia, partneriteti dhe niveli i shkelqyer i marredhenieve, midis dy vendeve tona do te vazhdoje te konsolidohet e te zhvillohet me tej, ne interes te aspiratave te dy popujve tane dhe te perpjekjeve te perbashketa per demokraci, liri, paqe dhe zhvillim. Dhe kryeministri Berisha deklaroi se, me kete fitore te Obames, bota mund te konsiderohet ndryshme tashme. "Kombi i lirise zgjedh per president, nje personalitet qe i perket pakices me origjine afro-amerikane ne kete vend te madh, por qe ka derdhur lumenj djerse per ndertimin dhe lirine e tij dhe te botes", deklaroi Berisha. Nderkohe qe kreu i PS, Edi Rama eshte shprehur i bindur se Obama, do te sjelle energji te re per shoqerine shqiptare dhe do te ndikoje pozitivisht edhe per zgjedhjet e vitit te ardhshem. Sa i perket marredhenieve SHBA- Shqiperi, Rama u pergjigj se "Ne kete aspekt nuk ka ndryshuar asgje, sepse marredheniet e Shqiperise me SHBA jane te shkelqyera dhe te pavarura nga personaliteti i presidenteve amerikane apo perkatesia e tyre partiake. Por ne anen tjeter, dua te nenvizoj se zgjedhja e popullit amerikan eshte nje zgjedhje e qarte, mes te ardhmes dhe se shkuares. Kane pershendetur dhe kryeparlamentarja Topalli, kreu i LSI Meta, fraksioni i PDK, Gurakuqi dhe te gjithe lideret politike.