Zgjedhja e Presidenti loje politike mes paleve
Ish-Presidenti i Republikës Rexhep Meidani vlerëson se Fatos Nano, mund të zgjidhet në postin e kreut të shtetit vetëm nëse do të arrijë të gjejë mbështetje të gjerë. Në analizën që i bën situatës së konjukturave politike, zoti Meidani, shprehet se nuk mjaftojnë nënshkrimet e 20 deputetëve, moment i cili e bën pjesë të garës presidenciale.
Për Rexhep Meidanin, Kushtetuta e vendit përcakton qartë procedurat për votimin e kandidatëve për President. Por, sipas tij, zgjedhja e kreut të ardhshëm të shtetit është pjesë e lojës politike të palëve.
Zoti Meidani, risjell në vëmendje debatin e kahershëm për zgjedhjen e Presidentit nga populli. Por, ai thotë se Kushtetuta e Shqipërisë përcakton që Presidenti zgjidhet në Kuvend e për rrjedhojë duhet respektuar ligji themeltar i shtetit.