E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nëse Rama nuk pranon propozimet e mazhorancës, Topalli presidente dhe Meta kryetar parlamenti?

Share

Konfirmohet ditën e diele një takim i dyte mes liderëve te mazhorances, Sali Berisha dhe atij te opozitës Edi Rama. Ne fakt siç bëjnë te ditur burime brenda mazhorances, tashme pritet te përcaktohet vetëm orari dhe detajet e këtij takimi.

Te njëjtat burime deklarojnë se, ka qene mazhoranca qe ka marre vendimin për një tryeze te dyte, ndërsa ftesa pritet ti mbërrije dhe liderit socialist Edi Rama. Madje tashme, brenda mazhorances ka nisur te diskutohet dhe një skenar i ri, sipas te cilit, nëse vete Rama refuzon te marre pjese ne tryeze, LSI do te shpërblehet për rolin qe ka luajtur ne këtë proces, me postin e kryetarit te parlamentit për Ilir Meten, raporton Vizion Plus. Dhe ky skenar përfundon me Jozefina Topalin si presidenten e ardhshme te vendit, te zgjedhur vetëm me votat e mazhoraces qeverisëse. Ndërkohë burime nga opozita deklarojnë se ka ende shprese për arritjen e një kompromisi për president konsensual. Megjithatë kjo do te shihet ne orët ne vazhdim.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›