E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapet banda italo-shqiptare, kërcënonte për borxhe

18/06/2009  Aksioni pas një denoncimi

ROMA- Policia italiane nga një denoncim i thjeshtë për një kërcënim arriti të shkatërronte një bandë shqiptaro-italiane që merrej me trafikun e prostitutave, drogës dhe armëve. Viktimat ishin persona që kishin marrë para borxh dhe detyroheshin t’i rikthenin me një interes prej 200 për qind. Emrat e të arrestuarve vazhdojnë të mbahen sekret sepse hetimet janë ende në zhvillim e sipër, por deri më tani dihet vetëm fakti që në pranga kanë rënë katër shqiptarë dhe dy italianë, ku dy prej tyre ishin gra. Hetimet kishin filluar pas një denoncimi të një titullari makinash, i cili kishte marrë borxh 30 mijë euro për një makinë. Personat që ia dhanë më pas e kërcënonin që t’ua kthente me një interes prej 200 për qind, duke i vënë pistoletën në kokë. Policia beson se ka ende viktima të tilla të heshtura.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›