Sulmet ne Gaza Hamasi i gatshem te ndale sulmet

Liderët e Hamasit në Rripin e Gazës janë dakord të ndalin sulmet kundër Izraelit, pasi ministri i mbrojtjes, Ehud Barak, ka sinjalizuar vullnet për armëpushim. Zëdhënësi i Hamasit, Sami Abu Zuhri, tha se grupet palestineze nuk janë të interesuara për përshkallëzimin e dhunës.
Edhe gjatë ditës së sotme militantët palestinezë në Rripin e Gazës, kanë hedhur predha dhe raketa në pjesën jugore të Izraelit. Kjo ka nxitur kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanjahu, për t’u kërcënuar me një përgjigje “shumë më të ashpër”, nëse sulmet nuk ndalen.