PS-Polici përplasen për përgatitjet
26/06/2009 Mitingu në Tiranë
Mitingu përmbyllës në Tiranë i Partisë Socialiste përplas këtë të fundit me policinë. Duke dashur të ngrejnë skenën përpara sheshit te Kryeministria, ku do të zhvillohet ky takim, socialistët kanë krijuar probleme me forcat policore, pikërisht me nisjen e përgatitjeve një ditë përpara lejes, kur është caktuar mbajtja e mitingut. Partia Socialiste denoncoi atë që ajo e quan skandal si presion të qeverisë për të mos lejuar mitingun, ndërsa policia pretendon se skela për mitingun duhej të ngrihej vetëm gjatë ditës së sotme. Ndërkohë me anë të një deklarate për shtyp të policisë thuhet se mitingu i PS për arsye sigurie të organizohet në bulevardin Dëshmorët e Kombit, pas kryqëzimit të rrugës Ismail Qemali, për arsye se në të njëjtën orë zhvillohet dhe mitingu i PD në sheshin skëndërbej. PS e ka konsideruar këtë si një presion politik që po i bëhet.