E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet 2013, formulë e re për mandatet e deputetëve Rozeta Rapushi

Zgjedhjet, te vegjlit kerkojne formule te re per mandatet e deputeteve

Aleatet e qeverise, duket se jane dakord me faktin e mos ndryshimit te Kushtetutes per reformen zgjedhore, nje qendrim ky i bere publik nga mazhoranca kohe me pare. Ajo cka pretendohet me shume, eshte nje formule e re ndarjeje per mandatet e deputeteve ne Kuvend. Ne nje bisede dje me gazeten “Koha Jone”, republikani Arjan Madhi, u shpreh se ne mbledhjen e nje tryeze per reformen zgjedhore, PR ka propozimet e saj per permiresimin e Kodit Zgjedhor, ku sigurisht pranohen si paresore rekomandimet e OSBE/ODIHR. Megjithate, ai parashtroi disa kerkesa qe do te paraqiten ne tryezen e reformes. “Ajo cka ne kerkojme, si nje nevoje e madhe, eshte percaktimi i nje formule te re per shperndarjen e mandateve, qe nuk lidhet ne thelb me sistemin zgjedhor. Kete e kerkojme per arsye, qe te behet nje shperndarje e drejte. Cka do te thote se cdo deputet i zgjedhur, te kete te njejten baraspeshe”, u shpreh Madhi. Sipas tij, e thene ndryshe, deputetet duhet te dalin nga i njejti numer mbeshtetesish, jo nje deputet nga 9000 zgjedhes dhe nje per 30.000 zgjedhes. Po keshtu, republikanet do te kerkojne ndryshim ne administraten zgjedhore nga niveli i dyte e ne vijim. Madhi tha se republikanet propozojne qe te permiresohet edhe ceshtja e komisionereve politike ne zgjedhje. Sipas tij, PR eshte e mendimit se komisioneret nuk duhet te jene me politike, por eksperte apo te sherbimit civil, ne menyre qe te mos ndodhin me raste te bllokimit te procesit zgjedhor nga komisionere politike. Nga ana tjeter, edhe republikanet, pohoi Madhi, mbeshtesin fuqimisht votimin por edhe numerimin elektronik te votave, si nje zgjedhje e mire per nje rezultat te shpejte dhe te pakundershtueshem. “Ne jemi pro modelit te votimit dhe numerimit elektronik, kjo do te sillte me shume garanci per voten dhe nje rezultat te shpejte ne kohe”, shtoi Madhi. Ai shprehu gatishmerine e Partise Republikane, per te pranuar te gjitha propozimet e sjella nga misioni i OSBE/ODIHR per zgjedhjet ne funksion te nje ligji sa me te mire zgjedhor. Propozimet e partive te vogla, aleate te qeverise, ndryshe nga te vegjlit ne opozite, nuk e shohin me shume shqetesim ndryshimin e sistemit zgjedhor apo jo. Ato mbeshtesin realizimin sa me te shpejte te reformes zgjedhore, e cila ne fakt duhet te ishte perfunduar para zgjedhjeve lokale te 8 majit. Por zhvillimi i reformes u pengua nga ngerci politik mes forcave te medha politike, ku opozita bojkoti edhe Kuvendin si dhe te gjitha komisionet e perhershme parlamentare.

PROPOZIMI

“Ajo cka ne kerkojme si nje nevoje e madhe eshte percaktimi i nje formule te re per shperndarjen e mandateve, qe nuk lidhet ne thelb me sistemin zgjedhor. Kete e kerkojme per arsye, qe te behet nje shperndarje e drejte”, u shpreh republikani, Arjan Madhi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›