Zgjedhjet, 256.794 shtetas s’mund të votojnë
24/06/2009 Lista dorëzohet në KQZ nga Ministria e Brendshme, ende karta të patërhequra
Sipas të dhënave përfundimtare kanë aplikuar për letërnjoftimet 1446.000 persona
TIRANE- Në zgjedhjet e 28 qershorit do të jenë 256 mijë e 794 shtetas shqiptarë me të drejtë vote, që nuk do të hedhin votën e tyre në kutitë e votimit, për të zgjedhur deputetët e rinj të Parlamentit. Shifra u bë e ditur nga Ministria e Brendshme në listat e zgjedhësve që i dorëzoi Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Fatmir Konja, bëri të ditur se dy ditë më parë ka përfunduar përpunimi i të gjithë të dhënave për qytetarët që aplikuan për letërnjoftime elektronike dhe ditën e djeshme, kjo listë i është dërguar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Përveç këtij institucioni listat i janë dërguar edhe partive politike që kanë interes për listën emërore të zgjedhësve që kanë aplikuar për letërnjoftim elektronik, listën emërore të zgjedhësve që e kanë tërhequr letërnjoftimin elektronik si dhe listën emërore të zgjedhësve pa pasaportë që nuk u paraqitën për të aplikuar për letërnjoftimin elektronik. Sipas të dhënave përfundimtare të MB-së, kanë aplikuar për letërnjoftimet 1446.000 persona. Ndërkohë që 256.794 persona nuk kanë aplikuar për karta identiteti, çka do të thotë se këto shtetas nuk kanë të drejtë të votojnë, pasi nuk zotërojnë as pasaportë. Ministria e Brendshme u bëri thirrje edhe njëherë qytetarëve që të shkojnë të tërheqin kartat e identitetit në qendrat ku ata kanë aplikuar.