Mediu: Sot marrim angazhime serioze për të ardhmen
23/06/2009 Turi i PR-së
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmri Mediu, ka shprehur besimin nga Bulqiza se më datë 28 qershor, ditën e zgjedhjeve parlamentare, shqiptarët do të dinë të bëjnë zgjedhjen e duhur. Ai u ka bërë thirrje qytetarëve të Bulqizës që të votojnë PR-në, pasi kështu ata do të zgjedhin më të mirën për ta dhe familjet e tyre, për të ardhmen e përbashkët: sot në NATO, nesër në Bashkimin Europian. “Më 2005-n ne morëm angazhime serioze, të cilat i realizuam ditë pas dite, muaj pas muaji, vit pas viti, me reforma, punë, seriozitet dhe përkushtim. Ishte puna dhe rezultatet e saj që na anëtarësuan në NATO. Unë nuk dua të merrem me demagogji, nuk dua të bëj premtime, por marr angazhime serioze, të cilat do t’i realizoj jo vetëm, por të gjithë bashkë, për të ecur drejt rrugës sonë europiane”, - tha Mediu. Ai theksoi se tashmë Shqipëria është shumë pranë Bashkimit Europian dhe do të arrijë të bëhet pjesë e tij, sërish me punë, dashuri dhe përkushtim. Kryerepublikani u shpreh se duke votuar PR-në, të gjithë do të sigurojnë të ardhmen tonë pa kthim pas. Ai premtoi se gjatë mandatit të dytë do të hapen vende të reja pune për të rritur ekonominë e çdo qytetari shqiptar.