E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet, 2900 vëzhgues vendorë në monitorim

Rreth 2. 900 vëzhgues vendorë të pavarur, anëtarë të Koalicionit të Vëzhguesve Vendorë do të do të jenë prezent në qendrat e votimit dhe ë qendrat e numërimit të votave të dielën e 28 qershorit. 

TIRANE- Është prezantuar sot koalicioni i Vëzhguesve Vendorë që do të monitorojnë zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit.

Koalicioni është një bashkim vullnetar e jo politik për vëzhgimin e proceseve elektorale, i organizatave jo–fitimprurëse: Instituti Shqiptar per Zhvillimin e Sistemit të Zgjedhjeve, Shoqata për Kulturë Demokratike, Gruaja për Veprim Global, - Qendra Kombinat - Për Gratë dhe Fëmijët, qendra MJAFT dhe KRIIK Albania, në
bashkëpunim me një rrjet organizatash partnere lokale.

Koalicioni do të aktivizojë rreth 2,500 vëzhgues të pavarur, të cilët do të jenë prezent në qendrat e votimit dhe rreth 400 vëzhgues do të jenë prezent në qendrat e numërimit të votave.

Gjate gjithë ditës së zgjedhjeve vëzhguesit e Koalicionit do të jenë te pranishëm në qendrat e votimit në të 12 qarqet e vendit si dhe në 66 KZAZ-të duke mbuluar 100% të zonave urbane dhe rreth 20% të zonave rurale, duke mbuluar rreth 50 % te qendrave te votimit dhe 100 % vendet e numerimit te votave.

Pergjate procesit te votimit dhe atij te numerimit, gjithë opinioni qytetar do të informohet në kohë reale për ecurinë e procesit të votimit nëpërmjet një serie konferencash për shtyp.

Në ceremoninë e prezantimit të këtij koalicioni mori pjesë Kryetari i KQZ rben Ristani, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara Z. John L. Withers II si dhe përfaqësues të tjerë të organizmave të huaja dhe vendase, me pjesëmarrjen e anëtarëve të Koalicionit dhe një numri të madh vëzhguesish që do të angazhohen në këtë përpjekje.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›