E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nikolli: PS me Ramen, si Vatikani me antikrishtin

Ish-kryetari i Komisionit Qendror te Garancive Statutore ne PS, ish-deputet dhe anetar i forumeve me te larta drejtuese ne kete parti, Mark Nikolli, flet per drejtimin e Partise Socialiste nga Edi Rama, qendrimin ndaj protestave, 21 janarit. Ai nenvizon se "Rama eshte nje lider i gabuar per PS dhe se e ardhmja politike e tij s'ka lidhje me kete parti"
Z. Nikolli kini qene aktiv ne Partine Socialiste dhe forumet e saj. Prej disa kohesh nuk jini me aktiv si me pare. Perse kjo terheqje?
Marredhenia e nje individi ne nje proces te caktuar, qofte ky dhe politik, thellesia e pjesemarrjes apo e angazhimit ne te duke mos qene nje raport statik, percaktohet jo vetem nga fakti sesa i nevojshem je me pjesemarrjen tende ne te, por dhe nga garancite apo rregullat qe sigurojne permes zhvillimit te interesave politike, edhe lirine per te zgjedhur apo tu zgjedhur. Ne PS jane shkallmuar parimet e rregullat qe harmonizojne interesat e individit ne raport me subjektin apo procesin politik ku t'i ndjehesh i perfshire. Pra, meqenese ju e filluat intervisten me nje pyetje personale, mua me duhet te jem me konkret. Ne mesin e vitit 2007, pasi kisha drejtuar per 8 vjet Komisionin e Garancive Statutore, ne PSSH, permes doreheqjes time konsumova nje mundesi ekstreme, qe une kisha per te sensibilizuar masen e anetaresise ne parti, per nje proces antidemokratik te iniciuar nga Edi Rama. E veshur me petkun modern te parimit "Nje anetar, nje vote", u rrezuan parimet baze dhe kolonat mbi te cilen kishte funksionuar nje organizate shume e madhe dhe fondamentale per demokracine shqiptare sic eshte PSSH. Pas ketij momenti, iu ndryshua forma dhe permbajtja kesaj force politike, saqe ajo u be njesh me individin. Aq e vertete eshte kjo sa qe te gjithe delegatet e kongresit, forumet e zgjedhura prej tij dhe institucionet, jane te ngritura mbi nje baze jo statutore. Per pasoje vendimet e marra prej tyre jane shprehje e qarte e krizes se brendshme institucionale te PS-se, apo te krizes se saj statutore duke prodhuar pak ose aspak politike te shendetshme. Por, nje doreheqje nuk eshte baras me nje terheqje. Une vazhdoj te militoj ne radhet e PSSH-se, si anetar i saj, te shlyej detyrimet e mia duke respektuar ne menyre standarde rregullat e te qenurit anetar partie, me bindjen se Edi Rama e ka konsumuar te drejten e proves per te drejtuar PS-ne, qe me humbjen e zgjedhjeve politike te vitit 2009. Ndjehem komod me zgjedhjen e bere. Jo vetem per faktin se politika nuk eshte tipari baze qe percakton karakterin e nje individi, por edhe sepse marredheniet e mia me PS-ne, nuk kushtezohen nga lideri i radhes, por nga perkimi apo koincidenca midis bindjes personale dhe filozofise politike qe percjelle PS-ja si e tille. Duke qene drejtues i PS gjate gjithe opozites se pare, ne nje rreth aspak te lehte per tu menaxhuar politikisht, si Mirdita, ne nje moshe fare te re, vetem 27 vjec, me bashkon me programin e PS jo vetem bindja ime politike, por edhe respekti per historine time politike personale, sic me ndan po keshtu dhe jo vetem mua, por qindra e mijera te tjere socialiste, po kjo histori politike ne PSSH me historine politike te Edi Rames ne kete parti. Rrjedhimisht, pra gjykoj se dhe e ardhmja politike e PS ne njeren ane dhe e Edi Rames nga ana tjeter nuk jane te njejta. Per ta mbyllur pyetjen tuaj, sic ndodh rendom duke bere shaka me miqte e mi, te cileve u them; nuk eshte terheqje, por vecse verifikim i idealeve ne opozite.
Pse kaq i ashper qe ne fillim me z. Rama dhe si kane qene marredheniet tuaja me perpara?
Me aq sa u shpreha me lart, po perpiqem te jem sa me i vertete me ato qe them. Madje, ne qofte se vertetesia e ketyre qe po shpreh eshte kaq e ashper, me duhet te pranoj qe ne pergjithesi qenkam i ashper me miqte. Kjo nuk eshte nje loje fjalesh, pasi me duhet te pohoj se jo vetem institucionalisht kam patur nje marredhenie shume korrekte me te por, edhe ne kuptimin human te ketij raporti, mendoj qe marredhenia jone ka qene e kuruar jo keq. Edi Rama, per te qene me i drejtperdrejte, ka nje pergjegjesi shume te madhe politike dhe civile. Ai e mori PS-ne ne
2005-en me angazhimin dhe garancine, jo vetem per ta sjelle ate ne pushtet por, para se gjithash per te larguar Sali Berishen nga politika. Madje, kjo ishte edhe hipoteka ose barra hipotekore e tij kur mori kredencialet per te drejtuar PS-ne ne 2005-en. Jo vetem qe nuk e realizoj kete objektiv, por "sjelljen prej kryeopozitari" te tij te pas 2009-es do ta kishte zili edhe Berisha si kryeopozitar i 14 shtatorit te 1998. Ne kete moment po shprehem thjesht si qytetar, pasi pergjegjesia e Edi Rames i kapercen kufijte e ngushte te nje partie politike, duke u shnderruar ne nje pergjegjesi te madhe qytetare. Kaq e madhe, e ne ate mase eshte kjo pergjegjesi, sa qe mund te them se qenia e Edi Rames ne krye te PS-se mban padrejtesisht Sali Berishen ne krye te "gjithe" shtetit.
Beni pjese nder njerezit qe ne vitin 2005 kini votuar per zgjedhjen e Rames ne krye te
PS-se. Madje ndryshe nga shume te tjere, ne ato dite, dolet hapur "pro" kandidatures se tij. Jini penduar per kete mbeshtetje politike qe i dhate?
Eshte e vertete qe kam votuar "pro" Edi Rames per te qene kryetar i PS-se ne 2005-en. Nuk jam deklaruar hapur "pro", por kam votuar hapur "pro" dhe ne prezence te nje ish-delegati socialist te Lezhes qe sot eshte deputet i Parlamentit Shqiptar. Personalisht nuk kam patur bindje se Edi Rama mund ta drejtonte PS-ne. Per mendimin tim ka qene nje anetar normal i forumeve drejtuese te PS, qe me shume ka marre sesa i ka dhene PS. Per ta thyer pak biseden midis nesh, po sjell ndermend nje "bast" te lidhur qe ne 2003-shin me nje mik shume te afert te Rames por, jo socialist, i cili me thoshte ne ate kohe ( kur Edi Rama nuk ishte pranuar akoma ne PS si anetar), se ai mund te formoje nje parti te re. Ne loje kishte dale nje grupim i sforcuar qe quhej "Levizja Mjaft". Edhe pse ia fitova bastin se Edi Rama mund te jete kryetar i PS-se, apo pasues i Fatos Nanos, bast te cilin edhe pse ai nuk ma ka dhene akoma, i jap te drejte mikut te sotem te Edi Rames. Po. Edi Rama mund te ishte kryetar i nje partie te re, si G99, por kurrsesi i PSSH. Nuk jam penduar. Edi Rama perbente nje kuriozitet per masen e anetaresise ne parti edhe per shkak te angazhimit qe shpalli ne 2005-en, te frymes politike qe ai shpalosi etj. Nuk jam penduar edhe per arsyen se vota ime si delegat i Kongresit te atehershem nuk percaktoi fitoren e tij. Vazhdoj te jem konsistent ne idene qe PS-ja dhe anetaret e saj jane nje realitet me vete dhe Edi Rama eshte nje realitet krejt tjeter. Lidhja midis dy realiteteve e ka humbur kuptimin qe me 28 qershor te vitit 2009. Me duhet te pranoje se sot nje force autoritare sic eshte PS ka ne krye liderin e gabuar.
Mund te zgjidhnit dhe alternativa te tjera, sic kane bere nje pjese, duke shkuar te LSI-ja ose ne forca te tjetra politike?
Edi Rama eshte larguar shume, madje ne menyre te pakthyeshme nga thirrja e tij ne kongresin e 5 majit te vitit 2005. Atehere, ne ate Kongres ku vendosej legalizimi i fraksioneve ne PS, ai u drejtohej "vellezerve" te LSI-se per te gjetur kurajon dhe forcen drejt nje bashkepunimi te ri, apo politike te re. Sot, ka largime nga PS drejt LSI-se, sic ka afrime nga LSI-ja drejt PS dje. Natyrisht nuk jane "salto vitale", por ne nje fare menyre kalime jo te pa natyrshme nga njeri krah ne krahun tjeter te te njejtit trup. Por te nje te trupi te paralizuar. Nuk ka pse te gjykohet si nje drame, sepse ajo qe e bashkon PS me LSI-ne eshte zgjedhja politike qe te dyja forcat kane bere per te qene pjese e spektrit te majte te politikes. Madje me kujtohet nje moment kur me Edi Ramen po bisedonim per perfaqesuesin e se majtes ne cilesine e kandidatit ne Bashkine e Rreshenit ne Mirdite per zgjedhjet lokale te 2007-s. Une isha kategorikisht kunder qe te majten ta perfaqesonte kandidati i LSI-se. Madje kete bindje ma perforconte edhe ajo cfare dy perfaqesuesit e PS-se, ne tavolinen e bisedimeve me LSI-ne, Blushi dhe Klosi me paten thene, se nje perfaqesues i LSI-se ne tryeze (apo Sokrati i famshem i Ilir Metes) e fillonte dhe e mbaronte biseden ne tryeze per caktimin e kandidaturave me bashkine e Rreshenit. U ndjeva i zhgenjyer kur Rama me tha: "O burre, po te ishte Ilir Meta ne PS do t'i percaktonte 20 emra per te qene kryetar komune apo bashkie". Me erdhi keq, jo vetem per faktin se ne impenjimin tim politik ne 2005-en, ne Mirdite e majta fitoi 62% te votave te elektoratit dhe nuk pati perfaqesuesin e saj ne Parlament, por edhe per arsyen se PS-ja po e trajtonte Mirditen jo sipas vlerave dhe rendesise qe ajo ka ne harten politike te vendit. U shpreha: "zgjidh nje nga tre kandidatet qe ka sjelle PS-ja e Mirdites, pa hyre ne emra te pervecem, pasi jane shume me lart politikisht se kandidati i LSI-se por, sikur Ilir Meta te ishte ne PS, ai do te ishte kryetar i partise, e nuk do te ishe ti". Deshmitaret ne kete rast nuk kane ndonje rol pasi besoj qe z.Rama e mban mend. E zgjata me kete bisede per te treguar se nuk eshte dramatike kalimi nga LSI-ja ne PS dhe anasjelltas. Mund te ndodhe. Por ajo qe me cudit eshte fakti se po kalove nga PS ne LSI behesh menjehere ofiqar i shtetit, apo kandidat per kryetar bashkie, a komune. Sic, po kalove nga LSI ne PS mjafton qe te vjellesh vrer kunder Ilir Metes dhe behesh automatikisht ligjerues ne podiume mitingjesh dhe ajo qe eshte me e pakta behesh anetar i forumeve te PS, duke u kooptuar ne shkelje te hapur me statutin e Partise. Apo me tej behesh pjese e tavolinave te Opozites se Bashkuar duke vendosur padrejtesisht per fatin e vete Partise Socialiste dhe elektoratit te saj. Dritan Prifti ishte i fundit prej tyre. Keto kalime me duken si nje qarkullim ne rreth te mbyllur dhe te tilla mund te kete edhe ne te ardhmen. E zgjata kaq shume per te treguar jo vetem se Edi Rama nuk mund te drejtoje me PSSH-ne por, per te nenvizuar faktin se nevoja e riformatimit te se majtes ne kete moment eshte domosdoshmeri.
Per disa vite kini qene kryetar i Komisionit Qendror te Garancive Statutore. Si e vleresoni aktivitetin e forumeve te PS-se? A respektohen rregullat e institucioneve ne PS?
Meqenese me kujtuat KGS duhet ta filloj me nje konsiderate shume te larte per kete institucion. Referuar pyetjes se famshme se: Kush do e garantoj kuptimin?- ky institucion, pra KGS e them me bindje mbrojti ne menyre jo te bunkerizuar, por te hapur demokracine e brendshme ne PS, te drejten e anetareve te thjeshte te partise ne raport me vendimet e organeve superiore e vendimmarrese, aq sa ne vitin 2002 luajti nje rol te rendesishem ne parandalimin e percarjes se PS dhe ardhjen ne pushtet te PD. Si nje njohes i jetes organizative te PS me duhet te pohoj se kriza aktuale statutore ne PS eshte shprehja me flagrante e krizes se ideve, apo krizes politike qe ka perfshire PS pas qershorit te 2009. Kam bindjen se kete e di fort mire dhe z.Gramoz Ruci, kete radhe jo vetem si kryetar i Grupit, por ne radhe te pare si Sekretar i Pergjithshem i PS. Kolegjialiteti ne vendimmarrje, liria ne perzgjedhje midis individeve kandidate, garantimi i votes se lire dhe te fshehte ne kete perzgjedhje jane parime te rendesishme qe garantojne demokracine e brendshme ne nje formacion te lire sic eshte PS. Fatkeqesisht kjo ka humbur. Ne PS nuk ka demokraci brendshme. Nuk mblidhen forumet. Vendimet i marrin te tjere qe nuk kane lidhje me PS. Elektoratin e PS e perdorin njerez pa elektorat. E ashtuquajtura tryeza e Opozites se Bashkuar merr vendime per vete socialistet nga njerez te cilet nuk jane socialiste, duke u hequr te drejten e diskutimit dhe debatit vete socialisteve. Kete mase te madhe njerezish e perdor Spartak Ngjela, Prec Zogaj, Nard Ndoka qe nuk kane asnje votues, e perdor Skender Gjinushi dhe Paskal Milo te cilet po keshtu nuk kane elektorat. Kurse, socialistet jane te perjashtuar nga e drejta e perdorimit te vetvetes ne menyre racionale. Statuti dhe libri i rregullave ne PS mund te duken si nje dokument me kapak prej hekuri te rende, ku askush nuk merr kurajen per ti hapur ato. Do te sjell ne vemendjen tuaj nje mbledhje te se ashtuquajtures Asamble Kombetare te PS, te para disa koheve. Ne emer te Bashkimit te se Majtes u realizua kooptimi i disa individeve, ne shkelje te hapur me proceduren e vet kooptimit. Kooptimi nuk eshte shtim i numrit te anetareve te forumit, sic u veprua ne kete Asamble, por plotesim i vendeve bosh, vakant, te krijuara per shkak te largimeve te mundshme nga Asambleja. Nga pikepamja statutore u shkel nje vendim i kongresit per numrin e anetareve te ketij forumi duke thelluar keshtu ilegjitimitetin e vete Asamblese Kombetare dhe te vendimmarrjes se saj. Edhe pse kjo vendos politikisht shume pak. Kurse, nga pikepamja politike, i ashtuquajturi Bashkim i se Majtes nuk ofroi asgje te re, pervecse 0.99% te votave te G 99, te marra ne zgjedhjet e Qershorit 2009-es apo 370 vota qe "Sokrati" i zotit Meta, kandidat i LSI, kishte marre ne Lac ne vitin 2005. Ne vijim te argumentimit te idese se PS-ja funksion pa forume dhe institucione, por ne menyre amorfe eshte fakti se ne maj te ketij viti duhet te zhvillohet Kongresi Zgjedhor i radhes i PS dhe qe ne fakt askush nuk kujtohet per kete. Mandatet e te zgjedhurve socialiste ne forumet drejtuese gradualisht po humbasin legjitimitetin dhe per rrjedhoje dhe vendimet qe mund te merren prej tyre po behen gjithnje e me pak legjitime. Sot, PS-ja i ngjan me shume nje godine te zene forcerisht. Dikush mund ta beje krahasimin me demokracine e brendshme ne PD. Por une mendoj se krahasimin PS-ja duhet ta beje me vetveten. Ka qene nje kohe kur PS dallohej per demokracine e brendshme te saj, qe prodhonte politike permes forumeve, qe i siguroi fitore ne te gjitha ballafaqimet elektorale me PD e per me teper i siguroi vendit per 8 vjet nje qeverisje permes institucioneve. Kjo demokraci e brendshme ishte dhe nje baze e sigurt e vetekorrigjimit te PS ne qeverisje, kurse sot mungesa e kesaj demokracie qe pas 2005 e ka nxjerre ate humbese te te gjitha edicioneve elektorale. Dikush tjeter mund te shprehet se ky eshte nje debat i tejkaluar. Por une mendoj se zbatimi i rregullave brenda nje partie sic eshte PS eshte nje ushtrim demokratik i veshtire, por nga ana tjeter eshte prova e vetme per nje force qe pret te vije ne pushtet. Duke zbatuar rregullat e brendshme te funksionimit te saj, "kushtetuten" e vet, pra, jepen garancite per zbatimin e ligjeve dhe Kushtetutes ne qeverisje. Aq me teper sot, sic ka rendesi implementimi i reformave standarde ne vend, po kaq i rendesishem eshte dhe zbatimi i ligjit dhe Kushtetutes. Kjo behet me eevidente sot, ne kushtet e nje krize te thelle qeverisjeje, ku per te shmangur apo korrigjuar deformimet aktuale nevojiten mbi te gjitha forca te verteta demokratike dhe intelektuale. Per te kryer kete nuk sherben "passeord-i" Rama, por reforma te thella demokratike, ne vete PS-ne. Pra, se pari, PS duhet te korrigjoje vetveten ne opozite per te garantuar korrigjimin e deformimeve flagrante ne politiken aktuale qeverisese.
Si do e vleresonit sjelljen e Partise Socialiste ne opozite?
Konfuze. Me paqartesi te theksuar ideore dhe programatike dhe ne nje dis-akord te cuditshem ne proceset rigoroze te integrimit. Si target politik i PS shpallet largimi i Berishes, por fatkeqesisht askush deri me sot nuk e di cila eshte alternativa politike e PS. Per mendimin tim, PS, duhet te beje ate qe prej kohesh nuk e ka bere. Duhet me urgjence te shpalle platformen e vet qeverisese. Kjo do te orientonte drejt nje sjellje jo vetem konstruktive ne politike, por mbi te gjitha do ta vendoste ne nje pozicion instruktiv, e theksoj instruktiv, ne raport me politikat qeverisese te se ardhmes. Alternativa Rama eshte e pamjaftueshme per ta sjelle PS ne pushtet, pavaresisht nga makiazhi i tij mediatik. Njerezit duan te dine se si PS mund ta ndryshoje per mire cilesine e jetes, se si i cmimi i bukes, i dritave dhe ujit nuk do te rritet me, si do te krijohen vende te reja pune, si do te parandalohet kriza dhe si ajo do te shnderrohet ne progres. Me tej njerezit duan te dine se si do te shpejtohet ritmi i integrimit ne BE dhe cilat do te jene pergjegjesite reale te nje qeverisje krejtesisht demokratike te socialisteve neser. Kriza ideore ne PS pasqyron edhe krizen e saj te veprimit sot. Ka nje mosperkim ne kohe dhe hapesire me mjetet apo taktikat e luftes politike. Eshte e pafalshme qe historia e Gerdecit kapercehet me nje perkedhelje ne sup nga z.Rama per z.Berisha, sic nga ana tjeter perdoret greva e urise ne nje situate pa objekt, ne kushte te nje kauze te sajuar te manipulimit te zgjedhjeve te vitit 2009. Duhet t'i bejme krahasimet me historine e PS ne opoziten e pare. Ne 28 maj 1996 e ne vijim nuk kishte shume nevoje qe opozita te therriste njerezit per proteste per shkak te manipulimit te zgjedhjeve te asaj kohe. Njerezit ishin te bindur per dhunimin e vullnetit te tyre politik. Detyra e drejtuesve politik te atehershem te PS ishte te qendronte ne krye te procesit. Por, sic nuk mund te lahesh 2 here ne ujerat e te njejtit lume, po ashtu nuk mund te rimodelosh nje histori, qofte kjo dhe ne formen e nje kauze madhore e ne emer te se ashtuquajtures ndershmeri apo liri e votes. Nga ana tjeter, sic po shihet, ne nje sistem demokratik bojkoti nuk eshte mjeti i pershtatshem per te realizuar synimet politike. Edhe pse sot perdoret ne menyre te maskuar ne parlament, ai eshte po kaq i vjeter si mjet i luftes politike, si dikur, shume kohe me pare. Me sa di une, bojkoti sot po perdoret edhe nga shoqatat e konsumatoreve, apo nga disa grupime me orientim te deformuar seksual. Ne nje kohe kur te gjithe strukturat vendimmarrese politike ne BE e Amerike jane kunder bojkotit, kjo taktike politike fatkeqesisht po perdoret intensivisht nga Edi Rama. Ne kete menyre levizja politike e PS po vendoset te pakten ne pozitat e nje levizjeje konsumatore per pushtet. Pergjegjesia per kete eshte mbi ate qe aktualisht quhet kryetari i PS, pra Edi Rama. Duke mos qene vete deputet i parlamentit, me nje sjellje anarkiste, nuk e shikon parlamentin sipas modelit anglez, si mjedisin e vetem per te bere politike, por i drejtohet rruges se protestave. Madje protestat si mjet ekstrem i luftes politike po humbasin gradualisht autoritetin dhe kuptimin e tyre, sic PS rendom po i perdor. Perfeksionimi i teknologjise se zhvillimit te ketyre protestave, me sa po shoh po i sherben Berishes per perfeksionimin e teknologjise politike te kapercimit te krizes ne qeverisje. Nje force reale dhe madhore e PS eshte Grupi Parlamentar, te cilen vete PS nuk po e perdor sic duhet. Veprimi me efikasitet i tij do te ishte influent dhe i shendetshem per realizimin e misionit politik te saj. Levizja politike e PS, te ngjan me shume me nje loje sesa me nje proces autoritar qe duhet te imponoje ndryshimin. Duket sikur ajo ka ngecur ne ngercin e humbjes politike te qershorit 2009, ku vete z.Rama duhet te zbatonte statutin dhe te dorezonte mandatin e kryetarit te partise per t'i hapur rrugen nje lidershipi te ri politik. Frytet e hidhura te kesaj loje sa te eger, aq dhe zemerthyese nuk mund t'i embelsojne as motivet e famshme te Carmina Burana-s, qe rendom perdoret si kolone zanore ne protestat e PS. Keto ritme i kane perdorur edhe te tjere, para Edi Rames per tu dhene epizem levizjeve te tyre te deshtuara politike. Si konkluzion te pyetjes tuaj, me duhet te theksoj se sjellja e PS ne opozite perben nje levizje politike te drejte, por me nje lider te gabuar. Edi Rama nuk ka lidhje me PS, dhe ne kete kuptim, vete PS drejtohet nga nje individ, i cili po e orienton cdo dite gabimisht ate. Aq fatal eshte ky raport midis forces politike dhe liderit sa c'do te ishte fatale sikur Vatikanin ta drejtonte nje antikrisht, apo antipape.
Klasa politike eshte futur ne nje prej konflikteve me te medhenj qe pas vitit 1998. Mendoni se eshte pergjegjesia e mazhorances apo e opozites?
Perpara se ti jap pergjigje kesaj pyetjeje do te doja te permendja ndryshimet kushtetuese ne prill te vitit 2009. Ky kompromis rezultoi te ishte nje ujdi fatale, ku lidershipi politik shqiptar tregoi papergjegjshmeri per te mesuar nga gabimet e se shkuares. Pa hyre ne detaje, do ta vleresoja si nje moment te dyshimte ne historine moderne te politikes shqiptare, ku me logjiken e: "fituesi i merr te gjitha", u cenuan ndjeshem themelet e demokracise se brishte shqiptare. Mund te jete qe shoqeria jone eshte e predestinuar per shkak te gabimeve te disave, te harxhoje pashmangshmerisht energjite e veta, pavaresisht nga cfare ne themi apo bejme ne kete vend, apo mendojme, apo besojme, apo kemi mesuar nga historia. Ne perfundim te pyetjes tuaj, vleresoj se ka ardhur koha te punohet apo te mendohet per nje lidership te ri politik. Si majtas ashtu edhe djathtas. Keto jane oret- sic i pelqen ta perdore kete shprehje ne fjalimet e tij z. Rama.
Cfare ishte per ju 21 janari dhe kush eshte pergjegjes per ate qe ndodhi?
E perseris edhe nje here, qe 21 janari ishte produkt i asaj ujdie fatale te prillit 2009, ku per nje ore me ndryshimet kushtetuese, u goditen themelet e shtetit. Une nuk jam dakord me z.Berisha qe e cileson 21 janarin si grusht shteti. Megjithese, kjo eshte barra e tij per te deshmuar dhe provuar kete. E askujt tjeter pervecse e tij. Ne fakt grushti i vertete i shtetit, apo puci institucional ka ndodhur ne prill te vitit 2009. Rama dhe Berisha duke bashkepunuar per ndryshimet ne Kushtetute, ne fakt goditen ngrehinen e shtetit. Ashtu sikunder, 21 janari u duk si nje perpjekje tejet e sforcuar per ta futur Shqiperine ne nje skeme apo agjende politike qe nuk kishte te bente me te. Dhe kjo per fatin e mire tonin se hurmat e Arabise nuk rriten ne toke shqiptare. Nje lloj "pranvere tuniziane" ne janarin e ftohte te dimrit shqiptar. Protesta pati nje fund tragjik. Por sa tragjik ishte fundi i saj, po kaq trondites dhe dramatik ishte fillimi i protestes. Pavaresisht nga konteksti ne te cilen ajo u zhvillua, ftuesit e braktisen turmen dhe nuk dolen ne balle. Le te sjellim ne vemendje stoicizmin e lidershipit politik te PS ne opoziten e pare qe nuk ka te krahasuar me bojkotuesit permanente te levizjes politike te PS, sic ishte dhe ajo e 21 janarit te vitit 2011. Per te qene me konkret, te gjithe e kujtojne daljen emblematike te Servet Pellumbit ne protesten e 28 majit 1996, ku dhe pse i vetedijshem se mund te goditej nga makineria e dhunes te shtetit te asaj kohe, nuk iu fsheh protestuesve, por doli vete ne balle te tyre.
Kurse ne 21 janar nuk u pa ai qe quhet kryetari i PS. I bojkotoi njerezit ne menyre te turpshme. Ironia e kesaj historie per mendimin tim eshte se flamurin e grisur te mbrojtesit te institucioneve, te flakur ne nje fushe me te vrare dhe te plagosur e ngriti Sali Berisha, i njohur kohe me pare si dhunues permanent i tyre. 21 janari ishte nje loder e kushtueshme, e panevojshme, e pavlere, e rrezikshme, madje dhe militare ne te cilen, me cfare duket, Edi Rama ka vendosur fatin e vet.
Zgjedhjet lokale jane afer, nderkohe qe PS-ja deklarohet e gatshme dhe per te hyre ne zgjedhjet te pergjithshme, nese krijohet mundesia. Sipas jush eshte e gatshme per t'i fituar keto sfida PS-ja?
Fushata per zgjedhjet lokale per mendimin tim ka nisur qe ne 21 janar. PS eshte e vetedijshme se keto nuk jane zgjedhjet e radhes per kryetaret e radhes te bashkive e komunave. Nga ana tjeter, per Edi Ramen, mendoj se do te jete beteja vendimtare per fatin e tij politik. Njerezit nuk do te jene te qete e te lire per te zgjedhur midis alternativave , programeve apo projekteve politike te kandidateve. Edhe ne kete fushate PS paraqitet pa alternative, ose kesaj radhe, alternativa e PS eshte protesta, e inspiruar nga motoja "Fajin e ka Saliu" . Zgjedhjet kane marre keshtu nje karakter thellesisht politik. Kaq eshte e pamjaftueshme per te qene fitues. Njerezit duan te dine mbi te gjitha per projektet konkrete te urbanizimit, per parandalimin e ndotjes mjedisore dhe rivitalizimin e qyteteve ku ata jetojne, ngrohjen e shkollave dhe kopshteve, shtimin e investimeve ne rruge, ujesjelles etj. Me cfare shihet ne kete fushate kjo mundesi do te jete tejet e kufizuar. Gjate qeverisjes lokale qe po mbyllet jane evidentuar si te talentuar e te zote shume administratore socialiste ne disa bashki dhe komuna te vendit, te cilet do te jene te kufizuar per shkak te ngarkeses thellesisht politike qe po merr fushata, te paraqesin arritjet e tyre para qytetareve .Ne kete moment eshte e rendesishme te deklarohet "pa arra ne goje" pjesemarrja e PS-se ne kete fushate zgjedhore. Ashtu sikurse eshte po kaq i rendesishem nje proces i hapur, transparent dhe thellesisht demokratik ne parti, per perzgjedhjen e kandidateve. Nje perzgjedhje e vonuar, e mbyllur dhe jo demokratike do ti rriste kostot e fitores se PS, ne menyre te padrejte ne keto zgjedhje. Megjithate une shpresoj se PS do te jete fituese e zgjedhjeve te 8 Majit.
Levizja per Mendimi Ndryshe pati si qellim ne fillesat e saj zbutjen e radikalizmit te se majtes. Si e vleresoni qendrimin e perfaqesuesve te kesaj levizje?
Mendimi ndryshe ne PS ka ekzistuar gjithmone, jo vetem ne forumet e partise por, para se gjithash ne masen e anetaresise. Diversiteti i pikepamjeve ka qene i pranishem ne te gjitha debatet dhe diskutimet ne parti. Ne kushtet e kolegjialitetit mendimet ndryshe kane qene madje pjese e vendimeve politike qe forumet merrnin. Ne kongresin e Qershorit te vitit 2007 kapitulli per "platformat integruese ne parti" u hoq nga statuti ne nje menyre gati te fshehte. Por ky mendim ndryshe ekziston jo vetem tek disa figura te rendesishme te PS-se, por mbi te gjitha ne strukturat e bazes. Kete fakt e kane pranuar edhe drejtuesit e sotem te PS. Para disa kohesh ne strukturat drejtuese ne bazen e partise u shpernda ne menyre burokratike nje formular, i cili ne thelbin e vet shtronte pyetjen nese duhet te kishte ne PS fraksione apo jo. Edhe pse larg cdo diskutimi u deklarua se 68% e anetaresise kishin votuar kunder legalizimit institucional te mendimit ndryshe, duke pranuar pra se 32% ishin pro ketij institucioni ne parti. Pra. shumica vendos te mos kete pakice te institucionalizuar. Me duket nje zgjidhje burokratike, por e veshur me nje petk demokratik qe me shume evidenton arrogancen e nje individi ndaj mendimit ndryshe. Pak a shume kjo ka ndodhur edhe me te gjithe ata qe shprehen ndryshe apo kunder sjelljes zyrtare politike te lidershipit te PS. Ne kete rast nuk perdoret cregjistrimi nga partia, por perjashtimi nga vendimmarrja ne forume apo perfaqesimi i partise.
Si i parashikoni marredheniet e ish-kryetarit me lidershipit aktual dhe me vete Partine Socialiste ne te ardhmen?
Natyrisht kjo eshte nje pyetje jo shume e lehte per mua, por gjithsesi me duhet te shprehem per te. Fatos Nano eshte themeluesi i PS. Realizoi reforma te rendesishme, moderne qe i dhane PS pamjen e nje force te hapur e demokratike. Nen drejtimin e tij PS u anetaresua ne Internacionalen Socialiste. Qe nga viti 1992 dhe deri me 2005 Fatos Nano me drejtuesit e tjere te PS i fituan te gjitha betejat elektorale. Per tete vjet nen drejtimin e tij PS qendroi ne pushtet. Nje politikan intuitivist, vizionar, reformist i pashoq, themelues i shume tezave fondamentale per politiken shqiptare dhe europeist sic vete atij i pelqen te perdore kete fjale. I ndeshkuar ne menyre te paprecedent nga kundershtaret e drejtperdrejte politik te tij, por asnjehere hakmarres ndaj tyre. I sulmuar ne menyre te shfrenuar nga bashkepunetoret e vet, por gjithmone gjitheperfshires dhe bashkepunues me ta. Ndersa te paret e kane ndeshkuar per shkak te sulmeve ndaj PS per te mos ardhur ne pushtet, te dytet nga etja per t'ia marre pushtetin .Te dyja palet here ne menyre spontane, e here te koordinuar, ne kushtet e nje ndotjeje mediatike, me e keqe se cdo lloj tjeter ndotjeje e sulmojne kur shfaqet dhe po te njejten gje bejne dhe kur nuk shfaqet ne politike. Po ata qe nuk e mbeshteten ne garen e tij per President te Republikes ne vitin 2007, po keta mbrojne Presidentin e sotem, i cili u zgjodh per shkak te moderacionit politik te z.Nano. Ne nje nga daljet e para publike te tijat ne vitin 1992 ka qene shprehur: "Jetojme kohen e paradokseve dhe manine per ta kthyer gjithcka ne paradoks". Une nuk mund te parashikoj ne kete rast. Por desha te theksoj tiparet qe duhet te kete nje lider politik. Keto gjera z.Nano nuk i mungojne. Natyrisht, edhe politika ka nevoje per to. Besoj se me pervojen e madhe qe ka ne politike, periudha deri ne 2005 i ka sherbyer per te bere ate qe duhet, dhe pas 2005 per te mos bere ate qe nuk duhet. Mendoj se eshte i domosdoshem per rithemelimin e se majtes shqiptare dhe po kaq i nevojshem per politiken ne teresi. Shume militante, aktiviste te majte por besoj se po kaq edhe njerez te pa angazhuar shohin se me Edi Ramen, PS nuk ka te ardhme. Edhe drejtues te PS po keshtu, mendoj se kane ardhur ne kete perfundim. Duhet pak me teper kurajo qe te artikulojne ftesen per te. Qofte edhe si nje akt larjeje te ndergjegjes se tyre ... .
Cili do te jete angazhimi juaj i metejshem ne politike?
Sapo ju thashe, se nje doreheqje nuk eshte baras me nje terheqje. Edhe biseda qe sapo zhvilluam eshte pjese e ketij angazhimi. Bisedoi: Qamil Xhani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›