ERE, nuk rritet çmimi i energjisë

Per vitin 2011 nuk do te kete rritje te cmimit te energjise elektrike. Pas nje mbledhjeje qe ka zgjatur me shume se 2 ore, bordi i ERE-s, ka dale me perfundimin se konsumatoret nuk do te perballen vitin e ardhshem me rritje te energjise elektrike, nderkohe qe do te kete nje riskedulim te eksporteve te energjise.
"Bordi i komisionereve miratoi propozimin te riskeduloje eksportete e energjise elektrike ne menyre qe nje pjese e eksporteve te shkoje ne favor te konsumatoreve tarifore dhe te mos ndryshoje cmimet e energjise elektrike per keta kategori konsumatoresh. Keshtu qe, deshiroj te them se cmimet e energjise elektrike per vitin 2011 do te jene te njejta me ato te vitit 2010 pa asnje ndryshim. Bile, me nje ulje te tarifes se energjise ne oret e pikut, nga rreth 30 per qind ne 5 per qind", beri te ditur Bujar Nepravishta, kreu i ERE-s.
Enti Rregullator i Energjise la ne fuqi ndarjen e tarifes ne dy fasha, ku per konsum me pak se 300 kilovatore cmimi eshte me i ulet. "Enti Rregullator morri ne konsiderate te mos terheqe blloqet deri ne 300 kilovat/orë 7.7 leke, dhe mbi 300 kilovato/ore te leje ne fuqi 13.5 leke", tha ai. Nje nga propozimet per rritjen e energjise ishte ajo e kompanise CEZ shperndarja, prej 13 %, rritje e cila tashme nuk u miratua.
Edlira Sulejmani Azhornuar së fundi ( e martë , 07 dhjetor 2010 )