E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet, Irani s`lejon vëzhgues ndërkombëtarë

Këshilli i Gardës iraniane ka konfirmuar se zgjedhjet parlamentare të së premtes nuk do të monitorohen nga asnjë vëzhgues ndërkombëtar.

Zëdhënësi i këtij organi, Abas Ali Kadkhodai, tha se prezenca e monitoruesve të huaj do të ishte “fyerje” për popullin iranian.

Rreth 3,400 kandidatë garojnë për 290 vende në parlamentin e Iranit në votimet e 2 marsit.

Analistët parashikojnë fitore të bindshme nga besnikët e liderit suprem, Ajatollah Al Khamnej.

Mbështetësit e Khamnejit janë kritikë ndaj qeverisë së Mahmud Ahmadinexhadit për shkak të trajtimit të saj të ngadaltë të ekonomisë iraniane.

Sidoqoftë, të dyja grupet janë armiqësore ndaj Perëndimit.

Pro-referomatorët shihen si të margjinalizuar dhe nuk përfshihen në zgjedhje në kuptim të plotë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›