Qeveria letër opozitës: Të bashkëpunojmë për 12 rekomandimet KE
TIRANE- Qeveria i ka dërguar sot një letër opozitës ku i kërkon bashkëpunim në përmbushjen e 12 rekomandimeve që Komisioni Europian i ka vënë Shqipërisë në rrugën e saj drejt integrimit.
Letra e cila mban datën e sotme, 16 shkurt 2011, i është dërguar kryetares së Komisionit parlamentar te Integrimit Ermelinda Meksit nga Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu. Letra ka objekt “Mbi planin e veprimit për plotësimin e rekomandimeve të opinionit të Komisionit Europian për Shqipërinë.”
Letra i sjell në vëmendje, zonjës Meksi opinionin e KE për Shqipërinë dorëzuar më 9 nëntor 2010 i shoqëruar me një grup prej 12 prioritetesh dhe vë në dispozicion të opozitës plan veprimin për adresimin e këtyre prioriteteve, i cili u miratua nga Komiteti Ndërministror për Integrimin Europian më 31 janar 2011. Në letër qeveria "fton të punojmë së bashku për monitorimin e zbatimin e këtyre prioriteteve”
“Jam e bindur se dhe ju besoni se Integrimi Europian i Shqipërisë kapërcen axhendat partiake dhe jam e sigurtë se bashkërendimi i përpjekjeve të përbashkëta, është i domosdoshëm për të përshpejtuar këtë proces.”- mbyll letrën e saj ministrja e Integrimit Majlinda Bregu.
(s.g/BalkanWeb)