PD hap fushatën me miting 30-minutësh
Kryeministri Sali Berisha dhe 32 kandidatët për deputetë në Qarkun e Tiranës sfiduan shiun dhe hapën zyrtarisht fushatën elektorale. Dje, sheshi "Skënderbej", nuk mund të cilësohej ndryshe veçse sheshi i çadrave, ku përveç kandidatëve, të cilët ishin urdhëruar për të dalë në podium pa një të tillë, simpatizantët e PD-së ishin kompletuar. Kryetari i PD-së së Tiranës, Aldo Bumçi, hapi zyrtarisht fushatën në Tiranë. Pas tij, Rajmonda Bulku i ka bërë thirrje për t‘u ngjitur në podium kryetarit të selisë blu, Sali Berisha. Surpriza e mitingut të djeshëm ishte kolona zanore e Partisë Demokratike për fushatën e zgjedhjeve të 28 qershorit. Kënga "Shqipëria po ndryshon", e kënduar nga grupi "Elita 5", Genta Ismaili, Leonora Poloska dhe Elvana Gjata do të shoqërojë këngën "We can win the race" të "Modern Talking". "Sot, nisim startin për fitoren e dytë". Ky ishte mesazhi i Kryeministrit Berisha, i sapongjitur në tribunën që ishte pothuajse identike me atë të Partisë Socialiste më 28 maj, në Qytetin Studenti. Mitingu i PD-së për hapjen e fushatës mund të cilësohet pa frikë si mitingu më i shkurtër i Partisë Demokratike në këto 19 vite. As pikat e shiut nuk e kanë penguar ceremoninë e hapjes së fushatës elektorale të PD-së. 32 kandidatët e PD-së i janë bindur improvizimit të Kryeministrit Berisha për të dalë në tribunë në kulmin e shiut pa çadër. Publiku ka parë nën shi gratë dhe burrat që kandidojnë në Qarkun e Tiranës. Më "fatlumët" ishin kandidatët e PD-së në qarqet e tjera, sepse e kanë ndjekur ceremoninë me çadër mbi kokë, duke duartrokitur për kolegët e tyre që po "vuanin" në shi. Në fjalën e tij para të pranishmëve, kryetari i PD-së, Sali Berisha, deklaroi se "prej sot nis rruga drejt fitores që përmbush ëndrrën e madhe evropiane të të gjithë shqiptarëve". "Tirana evropiane do të ndërtojë Shqipërinë evropiane. Si të jetë Tirana, ashtu do të jetë edhe e gjithë Shqipëria. Katër vitet e ardhshme, shqiptarët do të kenë rrugët, transportin, standardet më të larta", premtoi Berisha. Lideri i mazhorancës, në një fjalim të shkurtër, si rrallë ndonjëherë, për efekt të shiut, u kërkoi votuesve që më 28 qershor të kthejnë fitoren e 22 marsit të vitit 1992. Gjatë 15 minutave fjalim, kreu i qeverisë tha se "më 28 qershor do të kthejmë lavdinë. Do të kthejmë fitoren e 22 marsit 1992". Kryeministri premtoi se Shqipëria evropiane do të jetë e qytetarëve dhe se Tirana është sot kryeqytet i NATO-s.
E treta në listën e PD-së, aktorja Rajmonda Bulku, tha se "jam këtu për të mbështetur politikën e PD-së. Rikthehem në këtë shesh jo për të shembur bustin e Enver Hoxhës, por për të mbështetur politikën vizionare të Berishës". Në fund të ceremonisë, kryetari i PD-së së Tiranës, Aldo Bumçi, e konsideroi shiun si bereqet. "Është shiu i fitores", u shpreh ai. Dy forcat e mëdha politike, PD dhe PS, kanë hapur fushatat e tyre elektorale nën pikat e shiut. Shiu i 28 majit nuk e pengoi Partinë Socialiste të hapte zyrtarisht fushatën në Qytetin Studenti, ndërsa 32 kandidatët e PD-së për Tiranën sfiduan dje shiun, duke u ngjitur radhazi në podium. Ndër premtimet që kreu i qeverisë bëri nga sheshi "Skënderbej" ishte se në katër vitet e ardhshme do të ketë 24 orë ujë në të gjithë Shqipërinë dhe do të hapen gjithsej 160 mijë vende të reja pune. Një ekip prej 30 personash nuk janë ndarë nga sheshi "Skënderbej" dje paradite. Ekipi i fushatës ka menduar një skenografi ndryshe nga ajo e dy mitingjeve të fundit të vitit 2007. Skenografia ishte pothuajse e njëjtë me atë të Partisë Socialiste. Dy ekrane të mëdhenj anash dhe një pankartë në mes me logon "Shqipëria po ndryshon" ishin vendosur përpara monumentit të Skënderbeut. Kryeministri Sali Berisha i ka besuar ministres Majlinda Bregu detyrën e zëdhënëses së fushatës elektorale të 2009-s, dhe organizatores së mitingut të hapjes dhe mbylljes së Partisë Demokratike në Tiranë.
Kënga "Shqipëria po Ndryshon"
Shqipëria po ndryshon
1.
Është një thirrje që na zgjon
Është një dorë që na drejton
Është një ritëm që na kërkon:
Shqipëria po Ndryshon!
Rruga jonë s‘ka kthim
preke botën i lirë
me ne të gjithë fitojnë
jehona le të vazhdojë
1-2-3- ooooeeeooo
2.
Një motiv që frymëzon
Fëmijë e të rritur afron
Dashuri nga shpirti që buron
Për një Shqipëri që po ndryshon
Ref . Të gjithë bashkë
Është një rrugë që na bashkon
Është një ëndërr që na fton
Është e ardhmja që premton
Është një komb që sot beson
Shqipëria po Ndryshon!
Fushata
Pjesa më e madhe u detyruan të mbërrijnë në shesh një orë përpara fillimit të mitingut
Punonjësit e administratës, të
organizuar në sheshin "Skënderbej"
Administrata publike mbushi dje sheshin "Skënderbej". Lajtmotivi i kësaj fillimjave në 14 ministritë ka qenë mitingu i hapjes së fushatës elektorale të Partisë Demokratike në orën 19:00 në qendër të Tiranës. Drejtorët e departamenteve të ndryshme në të gjitha ministritë, përgjegjësit dhe deri te specialistët janë mbledhur dje grupe-grupe për të qenë të pranishëm në mitingun e hapjes së partisë kryesore të së djathtës. Axhenda e takimeve u planifikua dje paradite, ku pjesa më e madhe e administratës do të mblidheshin një orë përpara fillimit të aktivitetit, për të qenë pranë zonës ku do të organizohej mitingu. Pjesa më e madhe e drejtorëve të rëndësishëm të ministrive ishin edhe në shtabin elektoral të ministrave për zgjedhjet e 28 qershorit. "Detyra" e tyre në mitingun e djeshëm ka qenë në rolin e vëzhguesit, nëse vartësit do të shkojnë apo do të mungojnë në mitingun e Partisë Demokratike. Megjithëse, vlen të theksohet, mungonte një urdhër me shkrim që urdhëronte daljen e nëpunësve të administratës në mitingun e PD-së, punonjësit shtetërorë kanë ndjerë si "detyrë" të mos mungojnë në mitingun e hapjes së fushatës zyrtare të PD-së. Që prej fillimit të viteve ‘90 e deri më sot, Partia Demokratike nuk e ka pasur ndonjëherë të vështirë për të mbushur sheshet për të zhvilluar mitingje madhështore. Mitingu që mbahet mend në memorien e demokratëve të hershëm është ai i vitit 1992. Mitingu i programuar më 28 maj u shty si pasojë e vizitës së kreut të qeverisë në tunelin e Kalimashit. Për organizimin e kësaj fushate, kreu i PD-së ka caktuar ministren dhe zëdhënësen e fushatës, Majlinda Bregu. Ekipi i demokratëve është duke punuar ngushtë me kompaninë amerikane PSB", e cila do të kujdeset për ditët në vazhdim për imazhin e PD-së dhe 140 kandidatëve të saj. Partia Demokratike, edhe këtë herë, nuk do ta tradhtojë sheshin "Skënderbej", ku me parullën "Shqipëria po Ndryshon" dhe me kolonën zanore të grupit "Modern Talking", PD dhe 17 aleatët e saj në këto zgjedhje çelën zyrtarisht fushatën elektorale. Kompania amerikane "Penn, Schoen and Berland Associates" është përzgjedhur nga Partia Demokratike për të kuruar imazhin e PD-së për fushatën elektorale të zgjedhjeve të 28 qershorit. "Penn, Schoen and Berland Associates" ose PSB, është një agjenci konsulimi që vepron në treg prej 30 vitesh, e specializuar që të japë leksione të fushatës elektorale politike. Kjo kompani ka "kuruar" imazhin e liderëve ndërkombëtarë si Bill Klinton dhe Toni Bler. Në arenën politike, PSB ka 30 vite përvojë, të fituara nga kompeticionet elektorale. Në ekipin që do të kujdeset për imazhin e demokratëve janë edhe ekspertë të partive evropiane popullore.