E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet, KQZ shpall kandidatët fitues për Vlorën

TIRANË- KQZ miratoi në unanimitet vendimin për shpërndarjen e mandateve dhe shpalljen e kandidatëve fitues në zgjedhjet e përgjithshme të 28 qershorit, për Qarkun Vlorë.
Sipas vendimit, KQZ shpërndau mandatet brenda koalicionit zgjedhor "Aleanca e Ndryshimit", për zonën zgjedhore Qarku Vlorë ku PD fiton 4 mandate, ndërsa Partia për Drejtësi dhe Integrim merr 1 mandat. Ndërkaq koalicioni "Bashkimi për ndryshim" për Qarkun Vlorë, PS merr 6 mandate, ndërsa PBDNJ fiton 1 mandat. Sipas vendimit KQZ shpalli kandidatë fitues nga lista shumëemërore e PS-së, Arben Isaraj, Luiza Xhuvani, Arben Malaj, Shpëtim Idrizi, Eltar Deda dhe Fatmir Toçi, ndërsa nga lista shumëemërore e PBDNJ-së shpallet kandidat fitues, Vangjel Dule.
Sipas vendimit, Komisioni zgjedhor shpalli kandidatë fitues nga lista shumëemërore e PD-së për këtë Qark, Astrit Patozin, Ardian Kollozi, Leonard Demi dhe Kreshnik Çipi, ndërsa nga lista shumemërore e Partisë për Drejtësi dhe Integrim, shpalli fitues kandidatin Dashamir Tahiri.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›