E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tadiç: Do të shpërbëjmë FSK-në

Beograd - Serbia do të intensifikojë përpjekjet për të shpërbërë forcën e re multietnike të Kosovës. Ajo nuk e pranon atë dhe do të bëjë të pamundurën për nxjerrjen jashtë funksioni të saj. Sipas presidentit serb Boris Tadiç, "Serbia nuk e pranon formimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe se kurrë nuk do të pranojë një zgjidhje të tillë". Ai ka shtuar se do të bëjë presion në NATO që kjo forcë të shpërbëhet pasi nuk i kontribon sigurisë në Kosovë. "Demilitarizimi i Kosovës është rruga e vetme për të ofruar siguri për njerëzit që jetojnë atje" tha Tadiç.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›