Selmani kandidat për president të Maqedonisë
Shkup -Imer Selmani do të jetë kandidatë për zgjedhjet presidenciale të 22 marsit në Maqedoni. Emri i Selmanit është shpallur nga partia e tij Demokracia e Re. Këshilli Qendror i kësaj partie në mbledhjen e një nate më parë, ka vendosur unanimisht që Selmani të jetë kandidat në zgjedhjet presidenciale. Zëdhënësi i kësaj partie, Arjanit Hoxha ka theksuar se për marrjen e këtij vendimi janë inkurajuar nga zgjedhjet presidenciale në SHBA, ku për president u zgjodh afro-amerikani Barack Obama, edhe pse në këtë shtet jetojnë vetëm 15 për qind afro-amerikanë.
Ai theksoi se DR pret mbështetjen e partive politike shqiptare, por dhe të gjitha bashkësive etnike në Maqedoni. Demokracia e Re është partia e vetme shqiptare që ka konfirmuar garën për zgjedhjet presidenciale, ndërsa dy partitë shqiptare BDI dhe PDSH deri tani nuk kanë konfirmuar pjesëmarrjen në zgjedhjet presidenciale, por vetëm pjesëmarrje në zgjedhjet vendore. ina/start