E Shtunë, 31 Tetor 2026

Karamanlis: S’ka NATO dhe BE për Shkupin

Athinë -Athina zyrtare duket e pa lëkundur në qëndrimin ndaj Shkupit zyrtar për çështjen e emrit. Në një deklaratë të fundit, kryeministri grek, Kostas Karamanlis ka reaguar ashpër, duke theksuar se pa një marrëveshje për emrin, rruga e saj për në BE dhe në NATO është e mbyllur. Deklaratat e Karamanlis u bënë para parlamentarëve grek, duke iu përgjigjur interesimit të partisë së djathtë LAOS, për këtë çështje.

Karamanlis theksoi se ambiciet evropiane dhe euroatlantike të Shkupit nuk do të realizohen, nëse pushtetarët kujdesen për dobinë politike nga zgjedhjet e ardhshme, në vend se të kujdesen për ardhmërinë e shtetit. Megjithatë, kreu i qeverisë greke nënvizoi se qeveria e tij do të angazhohej për gjetjen e një zgjidhje për emrin në bazë të përcaktimit gjeografik, i emër i cili do të jetë i vlefshëm për të gjitha palët.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›