E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet, Mal i Zi,konfirmohet fitorja e Gjukanoviç

Komisioni Shtetëror Zgjedhor i Malit të Zi ka konfirmuar të martën fitoren bindëse të koalicionit "Mali i Zi Europian", që udhëhiqet nga kryeministri, Milo Gjukanoviç. Komisioni ka njoftuar se sipas rezultateve preliminare, ky koalicion ka fituar 48 nga 81 vendet në Parlamentin e Malit të Zi dhe kjo i mundëson koalicionit, që ta formojë i vetëm qeverinë. Gjukanovië kishte kërkuar zgjedhje të parakohshme, duke thënë se dëshironte ndërmarrjen e reformave të forta ekonomike dhe sociale, që janë të nevojshme për afrimin e vendit me Bashkimin Europian. Por, opozita konsideron se qeveria është ngutur me zgjedhje të parakohshme për shkak të frikës se kriza globale financiare ka mundur të dëmtojë popullaritetin e Gjukanoviçit në periudhë afatgjatë. Ndërkohë, vëzhguesit ndërkombëtarë janë shprehur se zgjedhjet legjislative të së dielës në Malin e Zi i kanë përmbushur pothuajse të gjitha standartet ndërkombëtare. Por kanë shprehur edhe nevojën e zhvillimit të potencialeve demokratike të vendit. Sipas vëzhguesve, zgjedhjet u organizuan në mënyrë profesionale dhe procesi i votimit dhe i numërimit të votave ishte shumë pozitiv dhe u njoftuan shumë pak incidente.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›