E Diel, 1 Nëntor 2026

Krasniqi:Shqipëria në NATO,shton stabilitetin në rajon

Anëtarësimi i Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO do të ndihmojë më tepër stabilitetin në rajon. Kështu ka deklarua kryeparlamentari i Kosovës Jakup Krasniqi. "Anëtarësimi i Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO do të mundësojë një kontribut shtesë në stabilitetin e rajonit", u shpreh Krasniqi. Kryetari i Kuvendit të Kosovës theksoi se nuk ka ardhur ende momenti që Kosova të bëhet anëtare e NATO-s. "Kosova do të presë edhe pak për t'u bërë anëtare e NATO-s, por e rëndësishme është që NATO është e pranishme në Kosovë", theksoi ai.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›