Zgjedhjet, Mcllwham: Kolegji te japë qëndrim profesional
TIRANE-Ambasadorja e Britanisë së Madhe, Fiona Mcllwham tha sot se Londra vazhdon të monitorojë nga afër dhe me shqetësim procesin zgjedhor dhe situatën politike në Shqipëri.
“Për Londrën, ajo që ka rëndësi është një proces u besueshëm i cili ka besimin e publikut shqiptar. Do të ishte një zhgënjim i madh në qoftë së cështjet rreth numërimit dhe ankesave do lejohen të hedhin hije mbi pjesën e mirë te ketij procesi”, vijon deklarata e ambasadores britanike.
“Veprimi tani qëndron me Kolegjin Zgjedhor dhe Prokurorinë e Përgjithshme. Unë shpresoj se atyre do t'i jepet hapësirë për të shqyrtuar çështjet pa ndërhyrje politike apo presion", deklaron Mcllwham.
Duke kërkuar nga palët më shumë besim për transparencën e procesit zgjedhor dhe në profesionalizmin e Kolegjit Zgjedhor, ambasadorja britanike nënvizoi se "presim gjithashtu që Kolegji Zgjedhor të japë një qëndrim profesional dhe të pavarur lidhur me me rezultatin e Tiranës".
Ambasadorja shtoi se dhe baronesha Ashton si edhe të tjerët e bëri të qartë javën e kaluar, se procedura e ankesave duhet të jetë e drejtë, transparente, e pavarur, dhe në përputhje të plotë me kuadrin ligjor ekzistues.
"Bashkësia ndërkombëtare është e gatshme të sigurojë mbështetje shtesë nëse kërkohet. Përfundimi i procesit të ankesave duhet të pranohet nga të gjitha palët, në mënyrë që të hiqet një vijë nën këto zgjedhje, të nxirren mësimet e duhura, dhe të miratohen dhe zbatohen reformat", tha ajo.
Ambasadorja theksoi gjithashtu se qeveria britanike dëshiron ta shohë Shqipërinë duke ecur në mënyrë të vendosur drejt anëtarësimit në BE. "Shqipëria do ta arrijë këtë vetëm me institucione profesioniste, të forta, që veprojnë të pavarur dhe me integritet. Është e rëndësishme që ky proces zgjedhor të tregojë progres drejt këtij qëllimi", theksoi ambasadorja britanike.
(d.b/BalkanWeb)