E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, përplasën për vdekje kalimtarin në pranga autorët

TIRANË -Policia e kryeqytetit ka vënë në pranga autorët e aksidentit rrugor, që ndodhi mbrëmjen e së hënës, në afërsi të mbikalimit të Kamzës, kur pas përplasjes së dy automjeteve, ka gjetur vdekjen si pasojë e plagëve të marra, një kalimtar i rastit.

Burime zyrtare nga Policia e Tiranës, bënë të ditur sot se , në afërsi të mbikalimit të kthesës së Kamzës, pas përplasjes së dy automjeteve, të drejtuara nga shtetasit Alban Dallashi dhe Klajd Kokona, është aksidentuar këmbësori Haqif Gjokola, i cili ka humbur jetën në spitalin Ushtarak të Tiranës, një orë pas ngjarjes.
Policia në vendngjarje sekuestroi në cilësinë e provës materiale dy automjetet.

Ndërkohë që për veprën penale të “vjedhjes”, në prangat e Policisë janë vënë të hënën edhe katër të tjerë, mes të cilëve dy adoleshentë nga Tirana.
Nga strukturat e Hetimit të Krimit Ekonomik dhe Fnanciar në Policinë e Tiranës, në pranga u vu dje edhe 62 vjeçari Vasil Cunge, i dënuar një vit më parë. Për veprën penale të “kundërshtimit dhe goditjes së efektivit të Policisë për shkak të detyrës”, blutë e kryeqytetit arrestuan të hënën edhe 51 vjeçarin nga Tirana, Stefan Dedja.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›