Presidenti Topi, takon lordin Riçard Best
TIRANE- Presidenti Topi priti sot Presidentin e Bordit Ndërkombëtar Këshillimor të Qendrës Kërkimore për Evropën Juglindore lordin Riçard Best i cili shoqërohej në këtë takim nga Ambasadorja e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Fiona Mekiluam.
Gjatë bisedës Topi vleresoi ndihmën e Britanisë së madhe në plotesimin e aspiratave integruese të vendit tonë.
“Pas anëtarësimit të vendit në NATO, Shqipëria gjendet përballë një tjetër sfide të cilën ne kemi bindjen se do e përmbyllim me sukses, sfidën e integrimit në Bashkimin Evropian”, - vuri në dukje Presidenti Topi, duke nënvizuar se jemi te vetedijshem per reformat dhe standardet që duhet të përmbushim në këtë drejtim.
Nga ana e tij Lordi britanik Ricard Best e informoi Presidentin Topi lidhur me projektet e përbashkëta rajonale për të zgjeruar rrjetin e kërkimeve shkencore dhe për t’u dhënë mundësi studentëve shqiptarë dhe nga vendet e tjera ballkanike që të përfitojnë bursa studimi në universitetet britanike.
(s.g/balkanweb)