E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata: Mungojnë dëshmitarët, shtyhet seanca për "Bandën e Cërrikut"

TIRANË- Gjykata e Krimeve të Rënda ka shtyrë sot seancën ndaj të pandehurve të “Bandës së Cërrikut”, të cilët akuzohen si autorë në vrasjen e 6 punonjësve të Gardës së Republikes gjatë trazirave të '97 në Cërrik.
Seanca e parashikuar për t'u zhvilluar sot, u pezullua pasi munguan dy dëshmitarët që ishin thirrur nga prokuroria për të dëshmuar në proces.
Si të pandehur në këtë çështje janë shtetasit Llazar Bicja, Meti Bozi, Arjan Toska, Roland Sota, Alban Toska, Skender Cani, Tomor Buzani, Bujar Buzani dhe Entel Gashi.
Ata akuzohen si autorë të ngjarjes së rendë të ndodhur në 23 mars të 1997 në Cërrik, kur si pasojë e një sulmi me arme zjarri u vrane 6 efektive të Gardës së Republikës si dhe u plagosën shumë të tjerë.
Anëtaret e dyshuar të "Bandës së Cërrikut", të arrestuar, janë në proces gjykimi në Gjykaten e Krimeve te Renda qe prej vitit 2008.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›