Rama: PS, gati të ulet në tryezë për dosjet
Partia Socialiste është e gatshme të ulet në një tryezë me mazhorancën dhe nën asistencën e ndërkombëtarëve të përmirësohet ligji për pastërtinë e figurës. Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, tha se partia që drejton, është gati të ulet me të gjithë faktorët e interesuar, por edhe atë ndërkombëtar për të hartuar një ligj me standarde evropiane dhe të pakontestueshëm.
“Përsëris se jemi gati të ulemi në tryezë me të gjitha palët e interesuara e me ekspertët ndërkombëtarë për të kryer me dinjitet e seriozitet një proces të hapur e koherent dhe për të votuar, me të gjithë bashkë, një ligj të standardeve evropiane, që garanton realisht shlyerjen e një detyrimi të madh shoqëror, jo vetëm ndaj së shkuarës, po edhe ndaj të ardhmes, jo vetëm ndaj të përndjekurve të së djeshmes, po edhe ndaj qytetarëve të së nesërmes”, - tha kreu i Partisë Socialiste. Rama ripërsëriti qëndrimet e tij në lidhje me ligjin e dosjeve i cili pritet që të miratohet të hënën e javës tjetër në Parlament. Duke kundërshtuar ligjin, Rama ka gjetur hapësira që të marrë në mbrojtje shtresën e ish-të persekutuarve, shtresë që de jure nuk ka gjetur ndonjëherë mbështetjen e kësaj partie edhe kur ka qenë në qeveri. “Ai duhet t'u japë llogari të përndjekurve, që i qan me fjalë e i tall me vepra, se ku kanë shkuar 16 milionë dollarët që ai ka miratuar në Parlament në tre vite për dëmshpërblimin e tyre dhe pse asnjë qindarkë e vetme dëmshpërblim nuk u është dhënë sot e gjithë ditën të përndjekurve politikë”, - tha Rama.