Masterat, hiqet kriteri i notes mesatare

Kriteri i mesatares per ciklin e dyte te studimeve eshte vendosur qe te hiqet. Shkak per kete, mesohet te jete bere numri i vogel i studenteve qe jane diplomuar. Ne kete menyre, nuk mund te behet me fjale per konkurrence, por thjesht per plotesim numri. Per t'i paraprire nje konfuzioni te mundshem ne Fakultetin e Historise dhe Filologjise, studenteve te sapodiplomuar ne nivelin e pare, u eshte dhene nje formular per ta plotesuar. Nje gje e tille ndodh ne nje kohe qe udhezimi per masterat ende nuk ka dale. Ne keto kushte, studentet nuk dine as kuotat, kriteret e pranimit, tarifat, madje nuk njohin as kurrikulat.
Mesatarja
Ne ciklin e dyte te studimit do te hyjne te gjithe maturantet qe sapo jane diplomuar, sipas sistemit te Bolonjes. Dhe ne fakt, nuk behet fjale per nje numer te madh te tyre, per shkak se numri i te diplomuarve ka qene i vogel. Kesisoj, ne kushtet e nje mungese te plote te konkurrences, do te pranohen qe te gjithe. Keshtu, ata studente qe nuk kane pasur ndonje mesatare te kenaqshme nuk duet te shqetesohen, pasi do te pranohen automatikisht ne ciklin e dyte te studimeve. Kjo, sa i perket Fakultetit te Historise dhe Filologjise. Ndersa per fakultetet e tjera te Universitetit te Tiranes, kane propozuar te tjera kritere seleksionuese, te cilat i referohen notes mesatare qe eshte mbi 6.5 tek Shkencat Natyrore dhe mbi 8 tek Shkencat Sociale. Gjithashtu edhe tarifat qe ky universitetet ka propozuar, bazuar ne perllogaritjen e kostos, jane shume me te larta se te Politeknikut dhe variojne nga 150-200 mije leke te reja. Pavaresisht ketij propozimi drejtuesit e UT-se kane sugjeruar qe studenteve t'u rimbursohet nje pjese e kesaj tarife, pasi ajo eshte shume e larte per t'u perballuar nga ata, dhe per faktin se tarifa e larte do te minimizoje numrin e atyre qe do te regjistrohen per te cuar me tej studimet e larta.
Masterat
Aktualisht, mesohet se dekanatet nuk kane bere gati as numrin e kuotave te pranimit per ciklin e dyte te studimeve, as tarifen qe duhet te paguajne studentet, as kurrikulat. Ndaj, studentet jane shume konfuze ne lidhje me kete ceshtje. Megjithate, per t'i paraprire pakenaqesive te shprehura publikisht, studenteve te sapodiplomuar ne nivelin e pare, u eshte dhene nje formular per ta plotesuar, ne nje kohe qe udhezimi per masterat ende ka dale. Pervec diplomes se Ciklit te pare, ciklit te dyte dhe te trete te studimeve, institucionet publike te Arsimit te Larte leshojne, gjithashtu, diplomat "Master i Nivelit te Pare" (MNP) ne fushen e arsimimit dhe trajnimit te kryer, ne perfundim te programeve te studimit Master i nivelit te pare, pjese e studimeve te ciklit te dyte dhe qe realizojne arsimim dhe trajnim te metejshem profesional te studentit. Diplomen "Master i Nivelit te Dyte" (MND), ne perfundim te programeve te studimit Master i nivelit te dyte, pjese e studimeve te ciklit te trete dhe qe realizojne arsimim dhe trajnim te nje niveli me te larte profesional ose shkencor te studentit. Diplomen me titull "Specialist ...", per shkencat mjekesore ose "Magjister...", per shkencat politike, juridike dhe sociale, ndjekur nga fusha e specializimit te kryer, ne perfundim te nje programi specializues afatgjate, pjese e studimeve te ciklit te trete. Programet e studimeve specializuese afatgjata jane profesionalisht te orientuara dhe ofrojne njohuri per profesione specifike ne fushat e mjekesise, stomatologjise, veterinarise, drejtesise.