E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e Kekës, Ndoka: Sulm politik

Kreu i PDK Nard Ndoka është shprehur për "Ora News" se vrasja e kreut të PDK në Malësinë e Madhe është një sulm i pastër politik. Sipas tij vetë fakti që asnjë nga kabineti qeveritar nuk ka reaguar tregon pjesën e pistë të politikës shqiptare. Ndërsa për deklaratën e policisë se Keka ishte person me precedentë penal kreu I PDK Ndoka u shpreh se policia po urdhërohet nga padronët e politikës dhe përcjellin vetëm gjyhën e urrejtjes. Policia është e ushqyher politikisht dhe ky është një turp për policinë e shtetit se po e vret për së dyti herë Kekën theksoi Ndoka.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›