E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e Kekës, PS: Ngjarja, përgjak fushatën

Partia Socialiste ka reaguar sot për ngjarjen e ndodhur sot në rrethin e Shkodrës, ku humbi jetën kreu i PDK-së, për Malësinë e Madhe Aleks Keka. Zëdhënësja e PS Mimi Kodheli në një konferencë për shtyp e ka cilësuar ngjarjen si shokuese dhe ka shprehur ngushëllime për familjen dhe për kolegët demokristian. "Ngjarja e sotme përgjak sërish fushatën zgjedhore të cilën po e tensionon çdo ditë e më shumë gjuha e urrejtjes dhe presioni i pushtetit. Ne i bejmë thirrje policisë së shtetit, të punojë pa u bërë palë me askënd dhe pa u nxituar në përfundime të parakohshme dhe joprofesionale, të zbardhë nje orë e më parë rrethanat e kësaj vrasjeje dhe të çojë përpara drejtesisë autorët e saj"-tha zëdhënësja e kryesisë Mimi Kodheli. Ajo u ka bërë thirrje shqiptarëve që 'i shmangen dhunës dhe të bëhen pjesë e një debati politik qytetar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›